Mos u shqetësoni nga temperaturat e ulëta të tetorit. Moti i freskët i vjeshtës dhe të gjitha ndryshimet në gardërobë që sjell kjo stinë, na jep mundësinë të zbulojmë gjëra të reja.
Sigurisht, vjeshta nuk është vetëm një stinë për të zbuluar mundësi të reja sofistikimi, por gjithashtu mundësi për të rivlerësuar ‘aksesorin’ e fundit që përdor për të plotësuar veshjen e ditës. Ndërsa gjatë verës ke përdorur parfum me aromë agrumesh dhe lulesh delikate, aromat që shoqërojnë këtë sezon, përfshijnë atë të një gote verë të nxehtë, apo aromën e drurit.
Gjithsesi, zgjedhja e një parfumi është tërësisht subjektive, megjithatë Vogue ka marrë opinionet e nëntë redaktorëve të saj të cilët janë të specializuar në përzgjedhjen e parfumeve. Zbuloni edhe ju parfumin e duhur, që t’jua bëjë vjeshtën më të ngrohtë.