Meshkujve zakonisht ju pëlqen më tepër një femër pa makijazh dhe në veshje sportive, mirëpo që shkëlqen me dinjitet, empati dhe intelegjencë, kundrejt femrave që janë të obsesionuara me pamjen e tyre. Këto shtatë veçori e bëjnë një femër atraktive.
Vetëbesimi
Femra psiqikisht e fortë, që ecë me krenari, që bën kontakt me sy e që ka një buzëqeshje që kap vëmendjen e meshkujve dhe femrave tjera.
Ambicja
Femrat që saktë e dinë se çka duan të arrijnë dhe që nuk kanë frikë, janë të preferuarat e meshkujve.
Pasioni
Femra pasionante mund ta bëjë mashkullin të çmendet për të, ajo është e pasionuar në çdo gjë që bën jo vetëm në shtrat.
Mirësjellja
Femra e këtillë e le mashkullin pa tekst dhe i tregon se ajo kujdeset për ndjenjat e të tjerëve përreth.
Sinqeriteti
Femra e sinqertë nuk e ndryshon veten dhe bindjet e veta për dikë tjetër, di të respektojë të tjerët dhe janë tejet interesante për meshkujt.
Eleganca
Bëhet fjalë për dinjitetin i cili rrezaton nga ajo dhe është një gjë tejet atraktive.
Inteligjenca
Kjo femër ia bën me dije mashkullit se pranë tij është një person me të cilin mund të diskutohen gjëra të ndryshme dhe që ka vullnetin të mësojë gjëra të reja.
Nuk ka gjë më të tmerrshme se të jetosh me dikë që nuk shfaq interes për asgjë, përveç se si të shkojë dhe të kthehet nga puna.