Terapia me aromë: Një nuhatje e aromës së livandos e heq stresin menjëherë

Life style

Terapia me aromë: Një nuhatje e aromës së livandos e heq stresin menjëherë

Më: 9 nëntor 2017 Në ora: 19:28
Ilustrim

Nëse ju duhet një mënyrë e shpejt për t’u qetësuar kur përballeni me diçka stresuese, një nuhatje e livandos mund të jetë shpëtimi juaj.

Të paktën ky është sugjerimi i një studimi të publikuar në revistën ‘Laryngoscope Investigative Otaloryngology’, i cili ka zbuluar se pacientët nëpër spitale të cilët kishin qenë duke u ballafaquar me operacione kishin raportuar për më pak shqetësim dhe stres kur ishin ekspozuar ndaj aromaterapisë me livando.

Duke marrë parasysh thjeshtësinë, sigurinë dhe koston e aromaterapisë, të gjithë spitalet duhet të kenë në konsideratë këtë lloj terapie.

Vlen të ceket se efekti i livandos ka qenë “modest” – kjo ndoshta për shkak se operacionet do t’ju shkaktojnë shqetësim dhe stres pavarësisht se çfarë nuhatni apo konsumoni.

Sidoqoftë, edhe një studim tjetër i vitit 2012 e kishte konfirmuar se livando e rregullon shtypjen e gjakut, të rrahurat e zemrës dhe temperaturën e lëkurës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat