Dhjetë karakteristikat që ju ndihmojnë të jeni një nënë e suksesshme

Life style

Dhjetë karakteristikat që ju ndihmojnë të jeni një nënë e suksesshme

Më: 11 nëntor 2017 Në ora: 07:03
Ilustrim

Edhe pse mundohemi të bëjmë më të mirën për fëmijët sërish mbartim dyshime brenda vetes tonë, dyshime që shpesh na bëjnë të mendojmë se jemi duke i rritur ata në mënyrën e gabuar. Qetësohuni dhe dëgjoni këshillat tona edhe pse ju jeni një nënë shumë e mire, falë tyre mund të bëheni edhe më e suksesshme.

• Merrni pak kohë për veten tuaj. Bëni diçka që e dëshironi shumë çdo ditë. E lumturoni veten tuaj qoftë edhe për pak minuta në ditë.
• Jeta është më e bukur nëse qeshni. Mos prisni që gjithçka të shkojë mirë, mos prisni të mos bëni gabime. Mësoni të qeshni gjithmonë edhe pasi keni qarë.
• Gjithçka ka lidhje me një organizim të mirë. Ngrihuni herët në mëngjes dhe ndiqni një plan të ditës suaj që e keni menduar më parë. I lini shumë pak gjëra në dorë të rastësisë.
• Fokusohuni tek familja juaj. Ajo duhet të vijë gjithmonë e para, dhe këtu bën pjesë bashkëshorti, fëmija juaj dhe pjestarët e tjerë të familjes.
• Takoni miket tuaja. I kërkoni bashkëshortit tuaj të qëndrojë për pak kohë me fëmijën. Do t’ju bëjë të ndiheni më mirë një bisedë me miket e “vjetra”.
• Krijoni një ambient të shëndetshëm në shtëpi. Edhe pse lodrat do të jenë gjithmonë të përhapura nëpër shtëpi, ambienti duhet të jetë i pastër dhe dyshemeja e larë mirë.
• Mos e krahasoni jetën tuaj me të dikujt tjetër. Edhe nëse keni pasur një ditë të keqe. Mos mendoni se jeni e vetmja që kaloni ditë të këqija.
• Kërkoni ndihmë. Kjo është një pikë shumë e rëndësishme. Nuk duhet ta lini asnjëherë veten të arrijë në maksimumin e lodhjes dhe nervozizmit pa kërkuar ndihmë.
• Mësoni të thoni “jo”. Jeni nënë dhe përpiqeni të bëni më të mirën por ndonjëherë do të ishte me vend të thoshit edhe “jo”.
• Bëni gjithçka në mënyrën që ju mendoni se është më e mirë. I ftojmë të gjitha gratë e botës të besojnë në potencialin e madh që kanë brenda vetes së tyre

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat