Përdorni këto 31 përgjigje, kur ju pyesin “a je ende beqar?” për të njëmijtën herë

Life style

Përdorni këto 31 përgjigje, kur ju pyesin “a je ende beqar?” për të njëmijtën herë

Më: 11 nëntor 2017 Në ora: 10:56
Ilustrim

Mbani mend këto përgjigje, që t’i përdorni në takime familjare, me miq të vjetër apo kur takoheni me ndonjë ish të dashur.

Apo, thjeshtë, kur ju pyesin për statusin martesor për të njëmijtën herë.

Cila është teknika më e mirë? Bëjini konfuz njerëzit. Bëjini që të ndihen shuuuumë jo rehat. Ata më kurrë nuk do të ju pyesin për statusin martesor.

“Ani, a jeni ende beqar?” – ja përgjigjet:

1. ”Isha. Deri tani” *Hapni dhe mbyllni sytë* (Përdoreni me ndonjë kushëri të vjetër)

2. ”Jam i vendosur që të vdes i vetmuar. Po punoj në këtë drejtim.”

3. ”Jam i fokusuar në ndërtimin e perandorisë sime për momentin.”

4. ”A po më lariteni? Vërtet po mendoni se kjo është mënyra më e mirë” (Sërish shumë e mirë për kushëri të largët/shefin tuaj)

5. ”Çka a po ndaheni me mua?”

6. ”Për fat të keq, bota nuk po e njeh lidhjen time të gjatë, me pemën që e kam në oborr. A ma nënshkruani peticionin, që ndihmon në lidhjen tonë?”

7. ”Beqar/e? Unë? Nuk e dini për tetë macet e mija! Eja t’i tregoj disa fotografi…”

8. ”Më fal, do doja ta mbaj intervistën pas projektit tim të ardhshëm. Ju lutem flisni me publicistin tim?”

9. ”Po, por a nuk mi ke parë ndjekësit në Twitter a?”

10. ”Jam duke u takuar me një. Për momentin po qëndron në distancë. Unë e telefonova dje 29 herë, po as që më kthej ndonjë mesazh.
Sa herë që ri tek shtëpia e tij/saj në tre të mëngjesit, më thotë se është duke fjetur.”

11. Qani pa fjalë dhe shikojeni në sy.

12. Lëshoni një kukamë gjatë vajtimit dhe shikojeni në sy.

13. ”Lidhja nuk i përshtatet tipit apo “brendit” tim”.

14. ”A nuk jemi të gjithë beqar apo vetëm? Thellë në vetën tonë? Të gjithë jemi vetëm kur vdesim?”

15. ”Po. Për fat të keq askush nuk po i përshtatet karakterit tim brilant. Kam bukuri të rrallë. Është e vështirë.”

16. ”A e keni parë Mission Impossible? E dini që Tom Cruise më nuk mund të shoh të dashurën, vetëm që ajo të jetë e sigurt, teksa ai i lufton të ligët?”

17. ”Jo, jo, jo. Unë jam në lidhje me ushqimin. A e njeh ushqimin?”

18. ”Jo… i dashuri im qëndron këtu. Nuk po e shihni?”
Bëhuni serioz dhe pretendoni sikur po e mbani dikë për dorë.

19. ”Po. Lidhja me një partner, do të më pengonte në kohën që e humbi duke shikuar televizion apo kur qëndroi vetëm”.

20. ”Nuk jam i interesuar më në femra. Apo në meshkuj. Në asnjë lloj njeriu.”

21. ”Po, e urrej secilin që nuk është unë”.

22. ”Jo, jam në lidhje. Me vetën. Po më shkon shumë mirë.”

23. ”Jo, jam plural! Hahahaha. Jam shumë vetëm.”

24. ”Kush ju tha të interesoheni për këtë? Ata të detyruan? Qeveria.”
Kjo do të ishte më së miri, sikur të ikni nga aty me vrap.

25. ”Jam në një lidhje të dashur dhe të përkushtuar me alkoolin.”

26. Ngriheni njërën dorë dhe përplase me tjetrën. Qesh dhe bëj me sy.

27. Thoni një përgjigje me zë të ulët. Pretendoni sikur personi që ju pyeti, e ka humbur dëgjimin. Mos fol më kurrë me të.

28. Lësho çfarë ke në dorë. Gjej rrugë dhe largoni me shpejtësi.

29. ”Jo, sapo ja kam nisur të takohem me dikë! Ja fotografia.”
Gjejeni ndonjë lodër seksuale dhe pretendoni sikur doni të ja tregoni të gjitha.

30. Bëni me gisht, te njeriu më i afër që është mbi 70-vjeç. “Jo, kam qenë dikur”.

31. “Po. Dhe shumë krenar.”
Tash bëhuni beqar, çlirohuni, sepse askush më nuk do të ju pyet nëse “jeni ende beqar?” për të njëmijtën herë.
Tashmë të gjithë e dinë që ju jeni i çuditshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat