Nëse përgjigjeni me “po” në vetëm njërën nga këto 7 pyetje – mund të thuani se jeni të suksesshëm dhe të lumtur në jetë

Life style

Nëse përgjigjeni me “po” në vetëm njërën nga këto 7 pyetje – mund të thuani se jeni të suksesshëm dhe të lumtur në jetë

Më: 11 nëntor 2017 Në ora: 15:59
Ilustrim

Numër i madh i parave shkojnë e vijnë, por ndjenjat mbeten me ne përgjithmonë, veçanërisht kur janë emocionet që i ndjeni ndaj vetes.

Nganjëherë krahasimi është i dobishëm, por jo për ndjenjën tuaj të kënaqësisë dhe përmbushjes.

Për këtë, mos u krahasoni me të tjerët dhe fokusohuni në vetëveten.

Kushtoni vëmendje këtyre shenjave sepse ato tregojnë se jeni të suksesshëm në jetë – edhe pse ndoshta aktualisht aspak nuk ju duket:

A kam miq të ngushtë?

Vërtetë miqësitë e ngushta janë shumë të rralla. Një hulumtim ka treguar se numri i miqve me të cilët njerëzit mund të bisedojnë për gjëra të rëndësishme dhe intime ka rënë nga 2.94 në 2.08 në 20 vitet e fundit.

Nëse keni 2 apo 3 miq të ngushtë, jeni mjaft i lumtur.

Jo vetëm që e bëjnë jetën tuaj shoqërore më të pasur, por gjithashtu kanë një efekt pozitiv në shëndetin dhe jetëgjatësinë.

A mund t’i përzgjedh njerëzit që më rrethojnë?

Disa njerëz kanë shefat që i çmendin. Disa kanë klient nga ferri. Kurse disa janë të rrethuar me njerëz vetiak.

Mirëpo, ata vetë i kanë përzgjedhur ato njerëz. Ato janë në jetët e tyre profesionale dhe personale sepse i kanë lejuar vetë të qëndrojnë aty.

Njerëzit e suksesshëm i tërheqin njerëzit e suksesshëm. Njerëzit e vlefshëm tërheqin njerëzit e vlefshëm. Njerëzit e mirë duan të janë të rrethuar me njerëz të mirë. Punëtorët e shkëlqyer duan të punojnë për shefat e shkëlqyer.

Nëse jeni të rrethuar me njerëz me të cilët dëshironi të jeni të rrethuar, jeni mjaft i suksesshëm.

A kam para të mjaftueshme që të bëj ndryshim pozitiv?

Shumë njerëz jetojnë nga rroga në rrogë, kurse ka edhe të atillë që për shkak të mungesës së parave duhet të zgjedhin mes gjërave shumë të vlefshme.

Nëse fitoni para mjaftueshëm, dhe nuk harxhoni shumë, atëherë mund të bëni ndryshime pozitive dhe me këtë jeni edhe më i suksesshëm se sa mendoni.

A është mossuksesi për mua vetëm trajnim?

Askush nuk e dëshiron dështimin, por kjo është mënyra më e mirë për të kuptuar mësime të rëndësishme dhe të bëheni si person më i mirë. Gjithmonë ka sfida dhe pengesa – por këmbëngulja gjithmonë fiton në fund.

Çdo person i suksesshëm ka pasur shumë dështime. Nëse e pranoni çdo dështim, nëse mësoni diçka nga ai dhe e merrni përgjegjësinë që kjo kurrë mos të përsëritet – atëherë jeni person i suksesshëm.

A dua që të jap?

Njerëzit mund të ndahen në tri grupe themelore – ata që marrin, ata që ndërmjetësojnë dhe ata që japin.

Nuk duhet të jetë një surprizë që njerëzit e suksesshëm preferojnë më tepër të japin se sa të marrin. Ata e pranojnë ndihmën nëse iu ofrohet, por nuk kanë nevojë ta kërkojnë, por do të fokusohen më tepër në atë çka mund të bëjnë për njerëzit e tjerë.

A i vë njerëzit tjerë në fokus

Nëse nuk kërkoni lavdërata nga të tjerët, kjo është shenjë se jeni i suksesshëm. Kjo tregon se jeni krenarë për veten atje ku është nevoja. Lumturia juaj vjen nga suksesi i njerëzve tjerë.

Nuk keni nevojë për famë sepse e dini se çka keni arritur.

A e dini cili është qëllimi juaj?

Njerëzit e suksesshëm kanë qëllim dhe për këtë janë të shqetësuar, përkushtuar, pasionuar dhe patrembur.

Dhe më e rëndësishme, e tërë këto i ndajnë me të tjerët.

Nëse e keni gjetur qëllimin tuaj, nëse e keni zbuluar çka ju shqetëson, ju jep energji që në mëngjes të zgjoheni nga krevati, atëherë jeni i suksesshëm – pa marrë parasysh se sa fitoni apo çfarë mendojnë të tjerët për ju.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat