Truqe të thjeshta se si të tejkaloni melankolinë vjeshtore

Life style

Truqe të thjeshta se si të tejkaloni melankolinë vjeshtore

Më: 11 nëntor 2017 Në ora: 16:01
Ilustrim

Vjeshta gjithmonë asocohet me melankolinë dhe depresionin për shkak të dritës së pakët të diellit, erës së ftohtë, shiut dhe errësimit të hershëm. Tërë këto faktorë ndikojnë në disponimin mirëpo nëse ndryshoni perspektivën atëherë mund edhe të kënaqeni.

Krijoni një atmosferë të qetë në shtëpi

Ngrohtësia e shtëpisë suaj mund të bëhet inspirim për ju, mund të shtriheni afër zjarrit dhe të pini çajin e prefera. Mund të shikoni ndonjë film romantik, serial apo të lexoni ndonjë libër.

Trajtim spa në shtëpi

Caktoni një ditë në javë vetëm për veten tuaj. Kënaquni me krema dhe vajëra duke e lyer trupin, provoni maskë të re në fytyrë. Kujdesuni për trupin tuaj, dëgjoni muzikën e preferuar, rregulloni thonjtë dhe flokët dhe harroni gjithçka çfarë po ndodh jashtë.

Shëtitni çdo ditë

Nëse jeni person për aksion atëherënuk do ju pengojnë temperaturat e ulëta dhe të dilni të shëtiteni në park,pasiqë kështu më së miri e shijoni vjeshtën. Gjethen në nuancë të verdhë, gjithçka e zhveshur dhe e mbyllur brenda. A nuk ju duket se është gjë ideale për ta bërë?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat