Mitet dhe të vërtetat rreth rënies së gjoksit, ja çfarë duhet të dinë të gjitha femrat

Life style

Mitet dhe të vërtetat rreth rënies së gjoksit, ja çfarë duhet të dinë të gjitha femrat

Më: 12 nëntor 2017 Në ora: 22:45
Ilustrim

"Nëse nuk dëshironi që gjinjtë tuaj të prekin gjunjtë deri në moshën 30 vjeçare, mbani veshur gjithnjë reçipeta, madje edhe kur flini” kështu është shprehur aktorja e Hollywood-it Halle Berry për revistën Instyle, por mesa duket aktorja nuk është aq mirë e informuar, ndaj ekspertët e revistës së specializuar HEALTH kanë ndarë me të gjithë ne mitet dhe të vërtetat rreth rënies së gjoksit. 

Me kalimin e viteve gjinjtë humbasin elasticitetin dhe bien 
E vërtetë: Struktura e gjoksit ndryshon me kalimin e viteve dhe kjo gjithçka falë ligamenteve dhe muskujve në zonën e dekoltesë. Ashtu si të gjitha indet në trupin tuaj dhe ato të gjoksit përbëhen nga kolagjeni dhe elastina, prodhimi i të cilave reduktohet me moshën. 
Veshja e reçipetave mund të parandalojë rënien e gjoksit 
MIT
Asgjë nuk mund ta ndalojë gjoksin të humbasë elasticitetin ! Është një proces natyral që nuk mund të parandalohet !
Ushtrimet e duhura mund të mbajnë gjoksin lart
MIT
Gjinjtë përbëhen nga yndyrë dhe jo muskuj kështu që ushtrimet nuk ndikojnë aspak në formën e gjoksit, por vetëm në atë të muskujve të dekoltesë. 
Ushqyerja me gji mund të shkaktojë rënie të gjoksit
MIT 
Një studim i vitit 2008 i publikuar në Aesthetic Surgery Journal arriti në përfundimin se ushqyerja me gji nuk shkakton rënien e gjoksit, por është vetë shtatzënia, fitimi i peshës gjatë kësaj periudhe që shkakton shformësim të ligamenteve dhe indeve të gjoskit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat