Mamatë “kërkuese” rrisin vajza të suksesshme

Life style

Mamatë “kërkuese” rrisin vajza të suksesshme

Më: 12 nëntor 2017 Në ora: 22:48
Ilustrim

Të jesh kërkuese, apo tolerante ?! Kjo është çështja…Prindërit përballen çdo ditë me teori të ndryshme e rritja e fëmijeve nuk është aq e lehtë sa mund ta mendonit. Çdo sjellje e juaja duket se reflektohet në kohë dhe vendimet në dukje të parëndësishme luajnë një rol vendimtar në forminin e karakterit të fëmijës. 

Sipas një studimi të kryer nga Universiteti i Essex në Angli, prindërt kërkues rrisin fëmijë të suksesshëm. 
Nga viti 2004 deri në vitin 2010, hulumtuesit ndoqën jetën e 15.500 vajzave të moshës 13 dhe 14 dhe zbuluan vajzat me prindër të rreptë kishin më shumë gjasa të shkonin në kolegj dhe të gjenin punë me paga më të larta.

Një tjetër përfundim i pazakontë i studimit ishte se vajzat e rritura nën frymën e kujdesit të rreptë kishin shumë më pak mundësi të kishin një fëmijë nga një lidhje në gjimnaz apo shkollë të lartë. 

Ndonëse studimi është kryer në ShBA dhe rritja e një fëmije ndryshon nga shoqëria në shoqëri, prindërit nuk duhet të harrojnë asnjëherë rolin e tyre dhe rëndësinë e veprimeve të tyre në jetën e fëmijëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat