Rrëfimi tronditës: Dëgjova rënkime, hyra në dhomë dhe gjeta mamin me të dashurin e motrës

Life style

Rrëfimi tronditës: Dëgjova rënkime, hyra në dhomë dhe gjeta mamin me të dashurin e motrës

Më: 12 nëntor 2017 Në ora: 23:00
ilustrim

Është një nga situatat më të vështira me të cilat mund të të ndodhë të përballesh në jetë. Ndoshta ju ka ndodhur që të jeni dëshmitarë të tradhtive të ndryshme, por ky rast i treguar për psikologen e “The Sun”, është tepër i rëndë.

Një djalë ka gjetur nënën e tij duke kryer marrëdhënie me të dashurin e motrës së tij. I shtangur nga pamjet, ai i ka kërkuar ndihmë psikologes pasi nuk di se si të veprojë dhe nëse duhet t’ia tregojë të motrës apo ajo.

Letra e plotë e djalit drejtuar psikologes Deidres:

“Një ditë u ndjeva keq dhe u ktheva në shtëpi herët, pasi dola vetëm nga kolegji dhe e bëra rrugën duke ecur për në shtëpi.

Aty gjeta mamin të zhveshur, duke bërë seks me të dashurin e motrës sime.

Unë jam një djalë 17-vjeçar. Sapo hyra në shtëpi dëgjova rënkime të çuditshme dhe zhurma. U afrova në heshtje nga dhoma që dëgjoja zhurma dhe zbulova se vinin nga dhoma e prindërve të mi.

Mami im është 48 vjeçe dhe i dashuri i motrës sime është 23.

Dera nuk ishte plotësisht e mbyllur kështu që pashë përmes hapësirës së lirë. Ishte e qartë se çfarë po ndodhte.

Unë u trondita dhe u mërzita dhe nuk dija çfarë të bëja.

Deri tani nuk thashë asgjë për atë që kisha parë.

A i them babit apo motrës sime atë që kam parë apo thjesht jetoj me këtë sekret?

Përgjigja e Deidres:

E vërteta në një situatë si kjo mund të ketë pasoja të papritura, por natyrisht është shqetësuese për ju.

Tregoni nënës suaj çfarë keni parë dhe sa i mërzitur jeni. Shpresoj qe ajo të kuptojë se duhet ta ndalë këtë marrëzi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat