Po bëni seks apo dashuri? Ja ku qëndron ndryshimi mes tyre…

Life style

Po bëni seks apo dashuri? Ja ku qëndron ndryshimi mes tyre…

Më: 13 nëntor 2017 Në ora: 00:15
ilustrim

Ka një vend të veçantë për seksin që nuk mund të krahasohet me të bërit dashuri.

Një jetë e shëndetshme është kur përmbushet pak nga të dyja dhe shumicën e kohës çiftet kalojnë nëpër disa faza në të cilën ata janë duke bërë “dashuri gjatë gjithë kohës” ose “seks gjatë gjithë kohës.”

Kjo është thjesht një pjesë e ciklit të marrëdhënies.

Ja disa “tipare” dalluese”

1.Kur bëni dashuri, nivelet tuaja të dobësisë janë të larta

Kur njerëzit bëjnë dashuri ata fillojnë të ndajnë fjalët nga ndjenjat të cilat nuk i kanë kuptuar më parë. I thoni njëri-tjetrit se sa duheni? Se sa e dashuron atë? Se e keni të vështirë t’a imagjinoni veten duke bërë dashuri me një tjetër dhe jo me atë? Epo, kjo është të bërit dashuri.

2. Kur bëni seks, nuk ka dobësi as sentimentalizma

Kur njerëzit bëjnë seks, rrallë ndodh që ndjenjat dhe sentimentalizmat të përfshihen midis partnerëve. Ata mendojnë vetëm për atë moment që po kalojnë dhe dobësitë e njërit apo tjetrin nuk zënë asnjë vend. Kur bëjnë dashuri rreziku ndalet tek pyetjet: A ndjehemi të dy në të njëjtën mënyrë? A kërkojmë të dy të njëjtin qëllim në këtë marrëdhënie?

3. Kur bëni dashuri, jeni vetvetja

Kur bëni dashuri, jeni vetja juaj dhe ndiheni të gjallë, një pjesë thelbësore për të kuptuar se pse jetoni çdo ditë. Kjo është dashuri, sepse mbi të gjitha në mes ka ndjenja.

4. Kur bëni seks, mund të ndiheni si dikush tjetër

Kur bëni seks ju nuk jeni më ai që jeni gjatë gjithë ditës. Seksi është një hapësirë në të cilët partnerët tregojnë anët e errëta të tyre që nuk mund t’i tregojnë kurrë në publik. Ky është rasti tipik ku shija seksuale sjell aspekte të fshehura të personalitetit

5. Kur bëni dashuri, lamtumira është gjithmonë një rrezik

Dashuria mund të mos zgjasë përgjithmonë. Kur bëni dashuri keni një ndjesi të thellë në zemër dhe në shpirt. Mendoni sikur ekziston shansi për një “lamtumirë” e cila po vjen apo mund të vijë. Jeni gjatë gjithë kohës në ankth, ndonjëherë edhe pa arsye. Ndërsa, kur bëni seks, keni më shumë liri sepse nuk ekziston pjesa e dashurisë apo e ndonjë ndjenje tjetër.

6.Kur bëni seks, nuk keni pse të thoni lamtumirë

Ju mund të bënin seks me dikë e nëse ju nuk e shihni atë person përsëri, jeta vazhdon. Ju jeni sërish në gjendje për të vazhduar përpara, për shkak se nuk ishit të angazhuar domosdoshmërisht me këtë person.

7. Kur bëni dashuri, mirësia është thelbësore

Është mirë të silleni ëmbëlsisht kur bëni dashuri sepse fundja jeni pranë atij/asaj që doni dhe nëse nuk ndiheni mirë, fundja pse jeni duke bërë dashuri pikërisht me të.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat