Po ai të do sa e do ti? Zbuloje tani

Life style

Po ai të do sa e do ti? Zbuloje tani

Më: 15 nëntor 2017 Në ora: 19:34
Ilustrim

Në dashuri është gjithmonë e vështirë të gjesh balancat. Ndonjëherë na duket sikur na mbysin me dashurinë që na japin, ndonjëherë sikur i mbysim dhe herë të tjera nuk dimë a i duam apo na duan më shumë. Ka disa shenja që tregojnë se je duke e dashur më shumë nga sa partneri të do.

Ti i jep gjithçka. Nuk bëhet fjalë vetëm për të mirat materiale, por edhe për përkujdesje, dashuri, i flet e i flet pafund. E pyet a është lodhur? Po ai s`të shikosh as në sy, e jo më për të të dëgjuar… Dhe e gjitha kjo nuk ka të bëjë me faktin që nuk është edhe aq romantik.

Ti je e vetmja që mendon për të nesërmen, për javën tjetër, apo se ku do t`i kaloni pushimet. Se ti mezi prisni që të jesh me të. Nëse partneri është alergjik ndaj të nesërmes, mos ndoshta s`do ta kalojë me ty?

Nëse ka ndodhur diçka dhe po diskutoni, nuk është mirë nëse ai përton ta vazhdojë diskutimin. Nëse thotë se s`ka asgjë për të thënë, mbase nuk do as të ketë të bëjë fare më me ty?

“Familja ime? S`ka ç`të duhet”. Nëse keni disa muaj bashkë e të thotë këto fjalitë, s`është fare shenje e mirë. Prindërit dhe familjarët i prezantohen përmes bisedave dhe madje fotove, edhe miqve më të mirë. Të dashurit apo të dashurës, po e po. Kështu që shikoji gjërat me më shumë skepticizëm, se mbase po jepesh pak më shumë nga seç duhet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat