Fëmija i vogël – i preferuari i prindërve

Life style

Fëmija i vogël – i preferuari i prindërve

Më: 15 nëntor 2017 Në ora: 22:49
Ilustrim

Sado që refuzojnë ta pranojnë, shumica e prindërve e kanë të preferuar fëmijën e vogël, ndërsa shkencëtarët tani kanë zbuluar arsyen prapa kësaj.

Hulumtimet janë kryer nga Alex Jensen nga Universiteti Birgham Young në Utah me profesoreshën Susan M. McHale.

Sidoqoftë, hulumtuesit kanë zbuluar se favoritizmi nuk vjen për shkak të preferencave të prindërve – por për shkak se të vegjlit shpeshherë perceptohen si favoritët.

Kjo pastaj e forcon lidhjen mes prindërve dhe ata njëmend bëhen të preferuarit e prindërve.

Sa i përket fëmijës së parë, pavarësisht a ndihet apo jo i favorizuar nga prindërit, kjo nuk ndikon aspak në lidhjen e tij/saj me prindërit.

Vitin e kaluar, hulumtuesit kishin zbuluar se 74 për qind e nënave dhe 70 për qind e baballarëve kanë një fëmijë të preferuar.

Përderisa prindërit nuk kishin specifikuar se cilin fëmijë e kishin konsideruar si më të preferuar, kur vet fëmijët ishin intervistuar, rezultatet kishin treguar se fëmijët e vegjël ndiheshin të preferuarit e tyre.

Kjo kishte bërë që fëmijët e vegjël të kenë vetëbesim shumë më të lartë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat