Rregulli 20-minutësh që jua ndryshon jetën dhe ju nxitë ta përmirësoni veten çdo ditë

Life style

Rregulli 20-minutësh që jua ndryshon jetën dhe ju nxitë ta përmirësoni veten çdo ditë

Më: 16 nëntor 2017 Në ora: 06:30
ilustrim

“Kurdo që kthehesha në shtëpi pas një dite të gjatë në punë apo shkollë, ndihesha shumë i lodhur dhe gjeja energji që të bëja gjëra vetëm si shikimi i televizorit, Netflix-ut, përdorimi i Facebook-ut, etj.” Shkruan Evan DeFilippis.

Pra, pavarësisht sa ishte i lodhur, gjithmonë i gjente disa orë për ta bërë njërën nga këto gjëra, dhe në mesnatë mbushej energji dhe qëndronte deri vonë – por pasojat ishin se ndihej i lodhur në mëngjes.

Ky cikël mund të jetë edhe te ju, ku edhe të dielën qëndroni zgjuar gati tërë natën, vetëm për ta gjetur veten të lodhur të nesërmen në mëngjes.

Nëse jeni një person me rutinë të tillë, atëherë këtë rutinë zëvendësojeni me rregullin 20-minutësh.

Në momentin që shkoni në shtëpi pas punës apo shkollës, detyrojeni veten t’i shpenzoni të paktën 20 minuta duke e bërë njërën nga këto: të shkruani një artikull, t’i lexoni disa faqe të ndonjë libri, të luani shah, të mësoni një gjuhë tjetër, të mësoni përdorimin e kitarës, të meditoni, të bëni zgjatje të muskujve, etj. Rregulloni këto aktivitete për t’iu përshtatur interesave tuaja, por asnjëherë mos përfshini kompjuterë në këto aktivitete.

Posa të angazhoheni në këtë rutinë, ju do të zbuloni se keni energji për të vazhduar. Dhe, pas disa jave, ju do ta keni përfunduar një libër – gjë e cila për shumicën e njerëzve do të jetë gjëja e parë që e kanë bërë për një kohë të gjatë.

Nëse thjesht s’keni energji për të vazhduar përtej 20 minutave – bini në gjumë! Nuk keni asnjë përfitim të vetëm të shikoni televizion deri të lodheni, sepse do të ndiheni të lodhur edhe ditën e ardhshme.

Duhet ta bëni shprehi: nuk keni energji? Shkoni të flini. Keni energji? Shpenzojeni duke e përmirësuar vetveten!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat