41-vjeçarja: E tmerrshme ajo çka po më bën burri çdo natë

Life style

41-vjeçarja: E tmerrshme ajo çka po më bën burri çdo natë

Nga: Bota Sot Më: 16 nëntor 2017 Në ora: 14:22
Foto ilustrim

Një grua 41-vjeçare ka rrëfyer për “The Sun”, historinë e saj tmerruese me burrin e saj. Ajo ka thënë se do të ndahej nga burri pasi ai nuk po e ndalon alkoolin, por frikësohet të jetë e vetme, përcjell Bota sot.

Më poshtë mund të lexoni rrëfimin e saj të plotë:

Kur burri im fillon të pijë, ai nuk mund të ndalet. Ai lufton me mua dhe bie në gjumë në pijetore apo në park.

Ai madje më ka tradhtuar kur ishte i dehur, por gjithnjë i vie keq të nesërmen.

Ne kemi pasur shumë zënka për alkoolin. Ai zakonisht thotë se do t’i pijë katër pije, por nuk do t'i shohë miqtë e tij, pasi ai i vie keq të thotë se gruaja e tij nuk do ta lejojë të dehet.

Ai arsyetohet për çdo natë, duke thënë se e kam izoluar nga miqtë e tij dhe ai është i vetmuar dhe i mjerë.

E urrej që e kam bërë të pakënaqur, por nuk mund ta lejoj që të kthehet aty ku ishte.

Ai është 43 vjeçar, ndërsa unë jam 41 vjeçare. Ne kemi tre vajza të vogla së bashku. Do t'i thoja atij të largohej nëse vazhdon të pijë, por unë jam e frikësuar se nuk do të mund të menaxhoj situatën e vetme.

Përgjigjja e psikologes:

Mos lejoni që ai t'ju fajësojë për atë se si ndihet. Ju vetëm po bëni çmos për t'u kujdesur për njerëzit që doni.

Unë dyshoj se ai do të arrijë të qëndrojë me katër pije. Është sikur të ecësh me një shtrëngim të madh, që do të pëlcas.

Kur të ndodhë kjo, ai mund të pranojë se ka nevojë për ndihmë për të ndaluar pijen plotësisht.

E-fletëpalosja ime që merret me problemin e pijeve, detajon burimet e mbështetjes për të dytë./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat