Nëse qitni deodorant para ushtrimeve bëni gabim të madh, i cili mund t’ju kushtojë shumë

Life style

Nëse qitni deodorant para ushtrimeve bëni gabim të madh, i cili mund t’ju kushtojë shumë

Më: 17 nëntor 2017 Në ora: 19:38
Foto ilustrim

Hyrja në zhveshtore të palestrës mund të duket si fushë beteje e aromave të ndryshme. Siç duket, të gjithë i japin trupit të tyre ndihmën e fundit në luftën kundër djersitjes dhe aromave të pakëndshme para se të shkojnë drejt veglave të vrapimit dhe peshave.

Pajtohemi me ju që njerëzit i ndiejnë aromat, aq më parë kur ushtroni. Mirëpo, a nuk është qëllimi i shkuarjes në palestër edhe për t’u djersitur derisa ushtrojmë?

Spërkatja me sasi të madhe antiperspirantesh para se të shkoni të ushtroni është njësoj sikur t’i kishit lidhur lidhëset e këpucëve njëra me tjetrën dhe të filloni të vraponi. Sabotoni vetveten!

Palestra është vendi në të cilin do të duhej të djersiteni aq sa t’jua dojë qejfi. Djersitja është e mirë dhe është shenjë që po punoni diçka me trupin tuaj.

Lëkura është organi më i madh i njeriut dhe me djersitje ajo ftohet dhe pengon ngrohjen e tepërt të organizmit. Është interesante që, sa më i hajthëm dhe muskulor që të jeni aq më shumë do të djersiteni.

Hulumtimet kanë treguar që sa më muskulor të jetë trupi juaj po aq edhe mekanizmi për pengimin e ngrohjes së tepërt është i mirë dhe punon më shumë.

Në të vërtetë, nëse filloni të djersiteni sapo t’ju shpejtojë pulsi, atëherë kjo është shenjë që jeni “bishë” e vërtetë!

Trupi juaj duhet të ftohet derisa jeni duke ushtruar, andaj s’keni fare nevojë të qitni deodorans. Mos i kushtoni kujdes kundërmimit. Edhe ashtu i keni dy orë kohë midis fillimit të djersitjes dhe momentit kur do të filloni ta ndieni atë.

Në të vërtetë, ne i kemi dy lloje gjëndrash të djersitjes – apokrine dhe ekrine. Ekrinet prodhojnë lëngun, ndërkaq apokrinet prodhojnë për aromën e thartë. Varësisht nga ajo se cilat gjëndra janë dominuese, ju do të prodhoni më pak apo më shumë djersë kundërmuese.

Megjithatë, nëse brengoseni që po kundërmoni aromë të pakëndshme, mbani në mend që aroma mund të jetë e shkaktuar edhe nga mungesa e ajrit, prandaj vishni rroba të cilat i mundësojnë lëkurës që të marrë frymë gjatë stërvitjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat