Këto janë pozitat më të sigurta për beben në veturë. A është më e sigurt afër shoferit?

Life style

Këto janë pozitat më të sigurta për beben në veturë. A është më e sigurt afër shoferit?

Më: 18 nëntor 2017 Në ora: 20:39
Ilustrim

Duhet të niseni në udhëtim me veturë vetëm me beben. Shumica e prindërve nga ky udhëtim u ngrihen flokët në kokë, sepse çfarë të bëjnë nëse bebja fillon të qajë vazhdimisht, ndërkaq ju, për shembull, jeni në autostradë.

Ulja e bebes në ulësen e përparme duket si ide më e mirë, sepse shoferi, më së shpeshti, nëna, në atë rast mund të shohë se çfarë ndodh me bashkudhëtarin e vogël.

Dhe me ligj lejohet që në ulësen e bashkudhëtarit të ulen udhëtarët më të vegjël në të ashtuquajturën ulëse “vezë”, e cila përdoret në drejtimin e kundërt të vozitjes.

Nëse vendosni që në këtë mënyrë të niseni në rrugë, patjetër duhet ta shkyçni jastëkun ajror para bashkudhëtarit. Mirëpo, kjo ide ka edhe anët e këqija.

Para së gjithash, bebja pranë shoferit di të tërheqë vëmendjen nga rruga, gjë që udhëtimin e bën të pasigurt.

Nga ana tjetër, ai vend i bashkudhëtarit është edhe më i rrezikuari sepse kur ballafaqohemi ne ndonjë situatë të rrezikshme gjithsecili nga ne reagon instinktivisht duke sjellë timonin në anën e majtë dhe duke e ekspozuar anën e djathtë të veturës ndaj rrezikut të përplasjes.

Këto janë pjesëza sekonde, në situata të tilla nuk keni kohë të mendoni, ato janë reagime instinktive të secilit shofer.

Pra, këshilla jonë është që fëmijët në të ashtuquajturën ulëse “vezë” të jenë prapa. Më ideale është mesi i ulëses së pasme. Natyrisht, me kusht që të mund të montoni mirë ulësen dhe ta forconi me rrip.

Këtë po e theksojmë sepse pozita e mesme e ulëses së pasme në disa modele ose nuk ka rrip ose ai është tepër i shkurtër.

Nëse ekzistojnë kushtet për montim të sigurt të ulëses së bebes në mes, atëherë mund ta vendosni pas shoferit apo bashkudhëtarit.

Parimisht është krejt njësoj dhe gjithsesi më mirë sesa bebja të vendoset në karrigen e parë.

Si shkyçet jastëku ajror para bashkudhëtarit?

Deaktivizimi është shumë i thjeshtë. Shumica e veturave posedojnë sustën e cila gjendet në hapësirën para bashkudhëtarit me dy pozita – kyçur dhe shkyçur. Shkyçja bëhet me çelësin e kontaktit.

Modelet më të reja kanë opsionin on/off dhe në menynë e sistemit info-argëtues. Pas deaktivizimit ndizet llamba e vogël e cila tregon qartë që ai jastëk ajror është jashtë funksionit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat