Gjërat që duhet të dini para se të mbillni vetullat

Life style

Gjërat që duhet të dini para se të mbillni vetullat

Më: 22 nëntor 2017 Në ora: 14:27
Ilustrim

Mbjellja e vetullave ose bërja tatuazh me fije po përhapet në masë, por nëse vendosni ta bëni një gjë të tillë duhet të siguroheni se sa e sigurt është kjo gjë për ju.

Gjërat që duhet të dini para se të mbillni vetullat:

-Mikroblading nuk është një metodë e përhershme ndonëse estetistet mund t’ju thonë një gjë të tillë. Mund të zgjasë nga 4 javë deri në 36 muaj. 

-Jo të gjitha femrat mund t’i bëjnë vetullat tatuazh. Nëse keni lëkurë të yndyrshme vuani nga ekzema apo psoriasis nuk mund ta bëni një trajtim të tillë. 

-Jo të gjithë mund ta bëjnë një procedurë të tillë, ndaj siguroheni që personi është kualifikuar për një shërbim të tillë. 

-Është normale që në fillim vetullat t’ju duken shumë të errëta pasi janë tepër të pigmentuara. Ngjyra zbehet me kalimin e kohës dhe pamja juaj do të jetë më natyrale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat