7 fakte mbi ëndrrat që do t’ju lënë pa gjumë sonte

Life style

7 fakte mbi ëndrrat që do t’ju lënë pa gjumë sonte

Më: 22 nëntor 2017 Në ora: 22:22
Ilustrim

Ëndrrat; të gjithë e kemi parë një (shumë) ndërsa flemë, dhe në rastin më të keq jemi tronditur aq keqazi nga ajo, sa nuk kemi fjetur deri në orët e para të mëngjesit.

Truri ynë mund të na bëjë lojëra shumë të hidhura, duke projektuar streset tona të përditshme në “filma” me ngjyra të gjalla. Me siguri jeni munduar të gjeni shpjegimin e një makthi në libra ëndrrash, por mos u shqetësoni, makthi është thjesht në kokën tuaj.

Kemi mbledhur për ju 7 fakte interesante për ëndrrat, të cilat zor se i keni dëgjuar më parë. Nuk do t’i shihni më ëndrrat njëlloj pas kësaj!

1. Një person sheh mesatararisht 1460 ëndrra në vit, pra 4 ëndrra në natë.

2. Në jetë, ju do të shpenzoni rreth 3 vite të kohës tuaj duke ëndërruar. Kjo sepse ne shpenzojmë plot 45-50 minuta çdo natë duke ëndërruar, që llogaritet rreth 300 orë në vit. Shumëzuar me 72 vite jetë, marrim shifrën 3-vjeçare!

3. Meshkujt mund të kenë deri në 5 ereksione ndërsa janë duke ëndërruar. Megjithatë, kjo është shenjë që trupi juaj po funksionon fare mirë.

4. Femrat janë më të rrezikuara nga makthet, sidomos gjatë fazës paramenstruale.

5. Disa njerëz mund të shohin ëndrra vetëm bardh e zi, plot 12% e tyre. Personat mbi 55 vjeç janë më të predispozuarit, dhe kjo lidhet me faktin që ata janë ekspozuar ndaj televizionit pa ngjyra gjatë fëmijërisë.

6. Persona të tjerë mund të nuhasin në ëndërr, për shembull, një kek që po ëndërrojnë.

7. Ju nuk mund të ulërisni brenda një makthi. Me siguri e keni provuar! Kjo vjen sepse muskujt tuaj janë të paralizuar në gjumë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat