Gruaja e dëshpëruar nga gjoksi i stërmadh: Dua të zvogëloj numrin

Life style

Gruaja e dëshpëruar nga gjoksi i stërmadh: Dua të zvogëloj numrin

Më: 24 nëntor 2017 Në ora: 13:16
Danielle Matier

Danielle Matier, nëna 31-vjeçare ka një problem të madh. Gjoksi i madh e ka penguar atë që të ushqejë me qumësht djalin e saj Jack, pasi ajo kishte frikë se mos e mbyste. Gruaja e vuan këtë problem që në adoleshencë, ku gjoksi nuk ndalet së rrituri. Ajo ka vendosur që të kërkojë ndihmë për të zvogëluar gjoksin sepse situata është bërë e padurueshme. Nëna nga Britania e Madhe do që të operohet në Poloni pasi aty operacioni kushtin 4 mijë euro, ndërsa në Angli 7 mijë euro.

Danielle lufton kundër gjoksit të saj që në moshën 11-vjeçare. “Që prej asaj kohe,- thotë-, nuk ka ndaluar së rrituri. Kam dhimbje të forta shpine për shkak të peshës së tyre. Por kur lindi djali im Jack, sot 6 vjeç, problemi është bërë edhe më urgjent. Mu desh që të blija një biberon, sepse kisha  frikë se mos e mbysja. Edhe me vajzën kisha të njëjtin problem.

Sot Danielle ndihet e lodhur nga gjoksit i saj i stërmadh dhe kërkon ndihmë financiare për tu operuar. “E di që është më mirë që të operohem në Angli-, pohon ajo,- por jam aq e dëshpëruar se do të shkoj në çdo ven për të zvogëluar numrin”.

Image
Danielle Matier
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat