Tipari i personalitetit, që inteligjentët e kanë dhe budallenjtë jo

Life style

Tipari i personalitetit, që inteligjentët e kanë dhe budallenjtë jo

Më: 24 nëntor 2017 Në ora: 18:22
Ilustrim

Nëse mendon që i di të gjitha, gjasat janë që s’është e vërtetë.

Tingëllon si e kriptuar, por mbani vesh.

Pranimi i momenteve të tua të budallallëkut, në fakt tregon se je person i zgjuar.

Një studim i Universitetit Duke testoi ndërgjegjësimin e pjesëmarrësve, nëse ata mund ta kenë herë pas here gabim në lidhje me gjërat – për shembull, duke u kërkuar atyre të kritikojnë një ese ose të peshojnë prova kontradiktore.

Në këto eksperimente, njerëz intelektualisht të përulur (me fjalë të tjera, me mendje të hapur) u gjet se janë:

Më mirë në vlerësimin e provave.

Më pak gjykues, duke qëndruar larg sulmeve personale.

Të prirë t’i përmbahen parimeve të tyre pasi të jenë vendosur.

Studimi mund të ofrojë edhe zgjidhje potenciale për politikën negative.

Sigurisht, kjo tingëllon një kërkesë e madhe për ta bërë botën politike të jetë intelektualisht e përulur – por mund të jetë më e lehtë sesa mendoni.

Studimi zbuloi se liberalët dhe konservatorët janë po aq të aftë për këtë tipar, duke treguar se ndryshimi i gjerë kulturor mund të jetë i mundur.

Profesori Mark Leary, autori kryesor i studimit, tha në një deklaratë:

Nëse mendoni për atë që ka qenë e gabuar në Uashington për një kohë të gjatë, janë shumë njerëz që janë shumë intelektualisht arrogantë për pozicionet që kanë, në të dy anët e politikës, shkruan bota.al. Por edhe në marrëdhëniet ndërpersonale, grindjet e vogla që kemi me miqtë, dashamirët dhe kolegët tanë shpesh janë rreth gjërave relativisht të parëndësishme, ku jemi të bindur se pikëpamja jonë e botës është e saktë dhe pikëpamja e tyre është e gabuar.

Leary shtoi:

Të mos kesh frikë mos e ke gabim – kjo është një vlerë, dhe unë mendoj se është një vlerë që mund ta promovojmë.

Mendoj se nëse të gjithë do të ishin pak më intelektualisht të përulur, do të ishim të gjithë më mirë, do të ishim më pak të frustruar me njëri-tjetrin.

Të pranosh kur ke gabim mund të të formësojë edhe në një udhëheqës më të mirë.

Nëse jeni ulur rreth një tryeze në një takim dhe shefi është shumë poshtë në përulësinë intelektuale, ai ose ajo nuk do të dëgjojë sugjerimet e njerëzve të tjerë.

Megjithatë, ne e dimë se lidershipi i mirë kërkon gjerësi të perspektivës dhe duke marrë sa më shumë parasysh perspektivat e shumta.

Pra, në fund të fundit mund të ketë shpresë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat