‘Babai pijanec më prekte natën kur mami ishte në punë’, historia e dhimbshme e kuksianes

Life style

‘Babai pijanec më prekte natën kur mami ishte në punë’, historia e dhimbshme e kuksianes

Më: 30 nëntor 2017 Në ora: 19:26
Ilustrim

Një vajzë nga Kukësi ka rrëfyer se si kur ishte e vogël, është abuzuar nga i ati. Historia e saj e treguar për “ShkodraNews”, është pak për të thënë rrënqethëse.

“Sot jetoj në Itali, por pjesën më të madhe të fëmijërisë e kam kaluar në Kukës. Ishim shumë të varfër e kujtoj që mami punonte pa pushim ku të mundte, kurse babi vetëm pinte e rrinte në shtëpi. Gjithçka nisi kur unë isha 12 vjeçe. Babai nisi të më prekte në një mënyrë të tmerrshme, kur nëna ishte në punë natën.

Ndihesha aq keq e sa herë mami ikte natën unë doja të vdisja nga ajo që mund të më ndodhte. Kisha frikë t’i tregoja mamit, madje ndjeja se ishte edhe faji im, sepse nuk e ndalova babin. Babi mbaj mend se më thoshte me inat e nerva se nuk duhet t’i tregoja askujt. E nëse e zbulonte mami ai do të më prekte më shumë. Isha e vogël dhe nuk e dija çfarë të bëja.

Kur bëra 14 vjeçe ne na mori axha në Itali. Një ditë në klasë edhe dikush për të folur për abuzimin. Direkt nga fjalë e saj e kuptova që babi kishte abuzuar me mua.

U ndjeva sikur koka do të më plaste. Dridhesha. M’u kujtua gjithçka. Kur mbaroi ora nuk po dilja dot nga klasa dhe mësuesja kuptoi gjithçka. Kam shpëthyer në lot. Fola më mësuen. Erdhi mami dhe më pyëti nëse ishte e vërtetë. Prej atij moment mua dhe vëllain na çuan tek tezja, më pas erdhi dhe mami e tronditur nga gjithçka. Babin e morën, e mbajtën pak kohë dhe doli.

Prej asaj kohe nuk kam folur me babin. Mami thotë që mirë bëj që nuk i flas. Unë e urrej babin sot. Por mami ende se ka kaluar stresin edhe pse kanë kaluar 5 vite. Kurse unë vazhdoj të flas me një psikologe”,- shprehet ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat