Gabime të hijes së syve, të cilat duhen shmangur

Life style

Gabime të hijes së syve, të cilat duhen shmangur

Më: 1 dhjetor 2017 Në ora: 22:18
Ilustrim

Hija e syve, menjëherë pas buzëkuqit, mund të jetë një nga praktikat e bukurisë me më së shumti mundësi për gabime.

Baza e lëngshme

Përdorimi i bazës së lëngshme mund të bëjë më shumë dëme sesa ndikime pozitive. Kjo ndikon në plakjen e lëkurës, duke i bërë kapakët e syve të duken të lodhur.

Ngjyra e njëjtë me ngjyrën e syve

Ky është një gabim shumë i shpeshtë. Mos i përdorni ngjyrat e njëjta të hijeve me ngjyrën e syve tuaj, për shkak se kjo do të ndikojë negativisht në pamjen tuaj, duke ju bërë të dukeni sikur keni një mbingarkesë ngjyre.

Mospërdorimi i llajnerit

Një hije sysh, sado e bukur që të jetë, ka nevojë gjithnjë për një prekje nga llajneri. Mund të mendoni se eliminimi i përdorimit të tij është më i mirë se aplikimi i keq, por ju do të bëni një gabim të madh.

Injorimi i këshillave

Interneti ju jep mundësi të gjeni me mijëra këshilla për përdorimin e hijes së syve. Mos i injoroni ato dhe mundohuni t’i ndiqni të gjitha me kujdes. Kjo jo vetëm që ju ndihmon të përsosni punën tuaj, por edhe të dukeni më bukur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat