A ekziston vërtet dashuria me shikim të parë? - Bota Sot
A ekziston vërtet dashuria me shikim të parë?

Life style

E shtunë, 16 dhjetor 2017

A ekziston vërtet dashuria me shikim të parë?

Më: 2 dhjetor 2017 Në ora: 14:16
Foto ilustrim

Kur u pyetën për momentin se kur e kuptoi se Meghan Markle ishte e duhura, Princi Harry pretendoi se ishte dashuri me shikim të parë. Por, kërkimet e reja kanë hedhur dyshime të reja mbi idenë e dashurisë me shikim të parë.

E vërteta, edhe pse mund të duket shumë më pak romantike, këto ndjenja të forta fillestare thuhet se janë thjesht si pasojë e një tërheqjeje të fortë fizike. Pavarësisht se raportet e dashurisë në shikim të parë janë relativisht të zakonshme, studimi nuk gjeti as pasion të lartë, as ndjenja të forta të dashurisë nuk janë të përfshira aty; në vend të kësaj, fenomeni është i lidhur fort me tërheqjen fizike.

Në studim, hulumtuesit nga Universiteti i Groningenit analizuan shumë faktorë që mund të ndikojnë në përvojën e dashurisë në shikim të parë .

Studimet e mëparshme e kanë lidhur fenomenin me kujtesën e njëanshme, tërheqjen fizike dhe kënaqësinë, e cila mund të bëjë që njerëzit të thonë se ndjejnë një lidhje të menjëhershme. Për të mësuar më shumë rreth kësaj, studiuesit analizuan përgjigjet e 396 pjesëmarrësve, shumica e të cilëve ishin studentë heteroseksualë në të 20-at e tyre. Studimi u krye në dy mënyra, një studim online dhe një studim laboratorik.

U vëzhguan tre mënyra takimi: ai ballë për ballë, takim me shpejtësi dhe një mbledhje joformale ku pjesëmarrësit në eksperiment konsumonin edhe ushqim.

Pjesëmarrësve iu kërkua të plotësonin një pyetësor për veten dhe partnerët e mundshëm para se të bashkëveprojnë me ta, duke vlerësuar tërheqjen fizike, erosin (të lidhur me pasionin e lartë) dhe ndjenjat e intimitetit, pasionit dhe angazhimit. Sipas studiuesve, në të gjithë studimin dashuria me shikim të parë u tregua 49 herë, nga 32 individë të ndryshëm.

Por, shumica dërmuese nuk raportojnë ta kenë përjetuar këtë fenomen. Të dhënat gjithashtu zbuluan se burrat kishin më shumë gjasa të raportonin dashuri në shikim të parë se femrat. Dhe, tërheqja fizike ishte lidhur fort me raportet e dashurisë në shikim të parë. Studimi zbuloi se probabiliteti i raportimit të dashurisë në shikim të parë ishte afërsisht 9 herë më i lartë për çdo rritje të një njësie në shkallën e tërheqjes fizike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test