Ke parë një person të vdekur në ëndërr? Ja kuptimi që ka

Life style

Ke parë një person të vdekur në ëndërr? Ja kuptimi që ka

Më: 3 dhjetor 2017 Në ora: 13:04
Ilustrim

Ëndrrat edhe nëse arrihen të mbahen mend, shumë pak persona nisin të kërkojnë mbi shpjegimet e tyre.

Por një nga ëndrrat më të shpeshta është edhe ajo e të ëndërruarit të një prindi që ka ndërruar jetë tashmë.

Ekspertë dhe psikologë pohojnë se personat që ndërrojnë jetë, nuk na braktisin përfundimisht, duke mbajtur me ne një raport të ngushtë në çdo moment të ditës dhe përgjatë natës, përpiqen të vendosen në komunikim me ne për të na dhënë mesazhe të caktuara.

Pasi kur humbet një person të dashur, është e pamundur të mos e mbash në mendje imazhin e tij/saj gjatë ditës dhe sipas psikologëve, gjërat që ne mbajmë më gjatë në mendje gjatë ditës, na shfaqen në ëndrra gjatë natës.

Të ëndërruarit e tyre është një formë komunikimi që ata zgjedhin ose për të na transmetuar mesazhin se ata janë mirë në botën tjetër, ose për të na komunikuar diçka lidhur me një situatë të vështirë që mund të jemi duke kaluar.

Madje ata po përpiqen të na këshillojnë në rastin e dytë. Është koha që ne të ndryshojmë, ose të ecim në të njëjtën rrugë, në varësi të ëndrrës që shohim.

Ama nëse në ëndërr prindi na shfaqet i nevrikosur, atëherë kjo përbën një mesazh se duhet të ndryshojmë mënyrën tonë të të sjellurit, apo të vepruarit.

E nëse shohim një prind që na buzëqesh, atëherë mund të ndihemi të sigurtë se po e bëjmë prindin tonë krenar në botën tjetër ku ndodhet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat