25 mësime që i kam mësuar gjatë 25 viteve

Life style

25 mësime që i kam mësuar gjatë 25 viteve

Më: 3 dhjetor 2017 Në ora: 20:03
Ilustrim

Çka më ka mësuar çereku i parë i jetës sime?

Është çudi kur mund të thuash se ke hyrë në çerekun e dytë të jetës tënde. Përnjëherë gjithnjë e më shumë kapesh për fjalitë sikur: “Mendoj se herën e fundit e kam parë para 15 viteve”. Përnjëherë ndëgjon se Titanic feston 20 vjetorin, kurse gjimnazistëve, të cilët rregullisht ju drejtohen me “Ju”, mund t’i tregosh se çka janë disqet. Po, njëzet e pesë vite ndoshta nuk janë aq shumë, por shiko këtë – unë kam lindur kur njerëzit nuk kishin celularë, kompjuterë, kur janë përdorur telefonat fiks me atë rrethin dhe kur i luteshe prindërit të blenin telefon me taste. Në atë kohë fëmijët kanë luajtur jashtë edhe atë jo që kanë kapur Pokemonë. Kur isha në shkollë fillore, ishe në nivel po të kishe celularë i cili kishte dy melodi polifonike nga të cilat së paku njëra duhej të ishte nga Colonia. Kam lindur atëherë kur kjo retro modë e tanishme quhej vetëm modë.

Pra, çka kam mësuar në 25 vitet e jetës sime?

Njëzete pesë vite nuk janë shumë. Vetëm për atë se shumica e miqve tu janë në lidhje, martuar apo kanë fëmijë dhe se ke jetuar në kohën e VHS, nuk do të thotë se je plak. Njoh pesëdhjetëvjeçarë që janë më të ri se disa bashkëmoshatarët e mi. Pleqëria është gjendje e trurit.
Do të flasësh për gjëra si: „Pleqëria është gjendje e trurit“.
Nëse dëshiron të kesh miq, mos i detyro ta shikojnë atë inçizimin nga pushimet dimërore. Askujt nuk i interesojnë gjashtë orë material nga të cilat së paku tre inçizime janë pamjet e rrugëtimit ku kameramani kënaqet me peisazhet.
Të kujtohet kur në shkollë të mesme ke ngrënë një sanduiç të madh duke gokësuar, gjysmë litri Cola dhe Snickers të madh dhe të dukej sikur po han mollë për ëmbëlsirë? Ky metabolizëm rreth të njëzetepestave do të zhduket. Si paratë nga arka shtetërore. Si Lord. Si ajo çorapa tjetër. Si ëndrrat e mia për jetën në Islandë.
Lumturia qëndron vërtetë në gjërat e vogla.
Barbara Streisand megjithatë quhet Barbara.
Kjo është periudhë e vetme ku mund të jesh dhe bësh ÇKA TË DUASH. Më parë ke jetuar nën kulm të huaj, kurse më vonë dikush do të jetojë nën kulmin tënd. Më vonë shumë më vështirë do t’i shpjegosh njerëzve për ëndrrat tuaja që dëshiron të bëhesh më i madhi – si askush deri tani.
Nutella e bën gjithçka më të mirë. Perimet, frutat që han kur e kupton se vera ka hyrë thellë, kurse ty po të ecën … me të madhe. Gjithçka. PMS, ndërprerja, gjendja në shtet, javët, e vërteta e hidhët se punon për një qira mujore … Gjithçka.
Akoma në jetë nuk më nevojiten vektorët. As formula për momentin e forcës. As indikativi prezanton aktivin. Në latinisht. Ty po të shikoj, shkollë e mesme!
Djemtë e bukur nuk janë automatikisht burra të ardhshëm të mirë/mençur/aftë. Është e mundur që djali i bukur të bëhet idiot. Vetëm po them.
Kur mendon se nuk po të ecën, se të gjithë të kanë shmangur dhe se jeta jote është vetëm një tregim i hidhur dije se gjithmonë ekziston dikush për të cilin je gjithçka në botë dhe se ata janë miqtë më të mirë ndoshta edhe ata me të cilët më së paku shoqërohesh. Nëna ime çdo sukses (dhe mossukses) timin e feston sikur kam zbuluar NASA program. Kjo është dashuri.
Nuk janë të gjithë miqtë të përhershëm. Ata që nuk ndodhen me ty kur e ke më se vështirë, ata që nuk gëzohen në limturinë dhe suksesin tënd, nuk të nevojiten gjatë jetës. Një ditë do t’i gjeni njerëzit tuaj.
Bën atë që të pëlqen! Nëse dëshiron të bëhesh Antonio Banderas, bëhu! Kam një fotografi me një djalë që punon në parkun argëtues si Antonio Banderas dhe është i lumtur për këtë. Vërtetë. Cili është kuptimi çdo ditë të shkosh në punë nga e cila të dhemb lukthi?
Komenti në numrin 13 ishte “është e lehtë të thuhet”? I vetmi person që të bindet je ti.
Gjërat e këqija ndodhin dhe gjithmonë do të ndodhin. Unë ulë supet dhe shkoj për joga.
Ose qëndroj në shtëpi për të ngrënë akullore. Çka do që të zgjedhë, nesër është ditë e re.
Gjatë kohë kam menduar se njerëzit janë më të mirë/bukur/hollë/mençur se unë. Vetëbesimi fillon kur ndalon krahasimi.
Kujtesa në Facebook për ditëlindjen e dikujt më vjen lehtë për ta fshirë atë person.
Mashkulli që han vetëm një trekëndësh të picës nuk është mashkul.
Përshtypja e parë nuk është më e rëndësishmja.
Nuk dua të vrapoj. Pikë.
Trupi im, truri im, zgjedhja ime, jeta ime. E qartë?
Vetëm pse je person i rritur nuk do të thotë se nuk do ta lutësh nënën që bisedat e pakëndshme telefonike ti bëjë ajo për ty.
Ginekologu që po tenton të bëhet argëtues gjatë vizitës që ta thyej situatën e pakëndshme, e bën këtë situatë edhe më të pakëndshme
Të jesh i lumtur është çështje vendimi. Për fatin e keq, gjithmonë do të gjejmë një arsye. Përse çdo ditë të mos e kërkojmë edhe për lumturinë?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat