Shikoni pornografi nga telefoni? Atëherë, gjithsesi duhet ta dini këtë gjë

Life style

Shikoni pornografi nga telefoni? Atëherë, gjithsesi duhet ta dini këtë gjë

Më: 7 dhjetor 2017 Në ora: 06:51
Foto ilustrim

Shikoni pornografi? Nëse jeni nga ata që shohin, sigurisht shikimi i pornografisë nga telefoni është një praktikë e thjeshtë dhe komode.

Por, këtë praktikë duhet ta rishikoni!

Hulumtimet e fundit kanë treguar se shikimi i pornografisë nga smartfonët e të gjitha llojeve është duke iu vënë në rrezik të lartë për t’u hakuar.

Firma e teknologjisë mobile, Wandera, ka shqyrtuar pasigurinë e uebfaqeve pornografike duke konstatuar se pothuajse një e katërta e viruseve në pajisje vijnë nga faqet e internetit e sidomos të rrezikuar nga kjo gjë janë përdoruesit e smartfonëve me sistem operativ Android.

Pra, mund të vërehet se përveç ndikimit në shëndetin psiqik dhe fizik e gjithashtu në shkatërrimin e jetës seksuale, pornografia po i rrezikon njerëzit edhe në një mënyrë tjetër.

Vlen të theksohet se shumica e viruseve sot, po shfrytëzohen për vjedhje të të dhënave dhe keqpërdorim e publikim të tyre, andaj duhet të keni kujdes në këtë pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat