Rrisni flokët me çaj rozmarine

Life style

Rrisni flokët me çaj rozmarine

Më: 7 dhjetor 2017 Në ora: 09:20
Ilustrim

Rozmarina është një barishte e mrekullueshme që mund të ketë një numër përdorimesh mjekësore, njëra prej të cilave është stimulimi i rritjes së flokëve.

Rozmarina përmban komponime organike të cilat stimulojnë qarkullimin e gjakut në kokës dhe kështu nxisin rritjen më të shpejtë të flokëve.

Përdorimi i rozmarinës në rutinën tuaj të rregullt të kujdesit të flokëve do të bëjë flokët tuaj më të buta, më të shkëlqyeshme dhe zgjidhë një numër çështjesh të lëkurës së kokës si zbokthi, kruajtja dhe lëkura e thatë e kokës.

Përdorimi i rozmarinës për kujdesin e flokëve është shumë e thjeshtë, ju vetëm duhet të bëni një çaj për shpëlarjen e flokëve.

Si ta përgatitni çajin me rozmarinë për shpëlarjen e flokëve?

Vendosni katër filxhanë ujë në tenxhere dhe lërini të vlojë. Më pas vendoseni në një enë tjetër.

Shtoni rozmarinë (të freskët, të thatë ose vaj esencial).

Lëreni të qëndrojë kështu për 30 minuta ose lëreni të qëndrojë gjatë gjithë natës për rezultate edhe më të mira.

Më pas kullojeni lëngun dhe lëreni të ftohet.

Opsionale:

Shtoni uthullë dhe përziejeni. Lëreni të qëndrojë në frigorifer.

Si ta përdorni?

Fillimisht lani flokët me shampon të zakonshëm, pastaj me çajin me rozmarinë. Masazhojini rrënjët e flokëve dhe shpëlani flokët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat