Rrëfen Prishtinasja: Isha vetëm, ish-burri më edhi dhe ja çka me bëri

Life style

Rrëfen Prishtinasja: Isha vetëm, ish-burri më edhi dhe ja çka me bëri

Më: 7 dhjetor 2017 Në ora: 23:23
ilustrim

Një grua ka rrëfyer se si ja ka dalë të rikthehet me ish-burrin, me të cilin ishte ndarë pas konflikteve të shumta pasi ai konsumonte rregullisht alkool. Kjo është historia e rrëfyer e saj.

“Mirëmbrëma të gjithëve. Në këtë jetë nuk duhet thënë kurrë, kurrë. Sepse kam lexuar shumë histori në faqen tuaj dhe shikoj se sa kollaj e ka brezi i ri t’i japë fund fejesave dhe martesave.

Po ndahen të rinjtë sot për një fjalë goje. E kjo po shkatërron familjet, sepse kur bëni një hap për të ndërtuar një familje, duhet të dini se ajo duhet të jetë përjetë. Po ju tregoj historinë time që ta lexojë brezi i ri e ndoshta reflektojnë.

Më kanë martuar shumë të re me një person që asokohe dukej i mirë, por direkt i dolën veset, e mes tyre edhe alkooli.

Por durova vite të tëra me idenë se do të ndryshonte. Hë se në martesa do të piqet, hë se kështu, hë se ashtu. Derisa në martesë jeta m’u bë ferr me një të alkoolizuar.

Ditën që vendosa t’i jap fund martesës im shoq më kërkoi ta falja dhe nëse nuk do ikja ai nuk do të pinte më asnjë një teke të vetme. Unë nuk durova dhe ika, nuk i dhashë më mundësi të tjera.

Kaluan 7 muaj të ndarë, edhe kisha marrë vesh që ai e kishte lënë pijën. Po mbante fjalën. Brenda ndihesha keq që u ndamë sepse unë e doja shumë burrin tim, por mendoja se e ka lanë të më bëjë mua përshtypje.

Por jo, isha gabim! Ditën kur kisha ditëlindjen, ishte darkë vonë, bie dera dhe ishte burri.

Erdhi me lot në sy dhe më tha që kishte ndryshuar për mua dhe për fëmijët. Ata natë u pendova që e lashë 7 muaj vetëm, duhet ta kisha besuar në fjalën e tij, por sot gjithësesi ne e shpëtuam familjen.

Burri nuk pi më, sepse dashuria për ne i hapi sytë. Ndaj jepni mundësi vajza.

Është kollaj të mendosh se duke gjetur një tjetër person do jesh direkt e lumtur, ndoshta të qëllon më keq. Ndoshta më mirë, ama fati i dytë nuk të bëhet kurrë i pari. Ju përshëndes!”, shkruan ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat