Çorape të ngrohta për një seks më të mirë, ja si ndikon për kënaqësinë maksimale…

Life style

Çorape të ngrohta për një seks më të mirë, ja si ndikon për kënaqësinë maksimale…

Më: 8 dhjetor 2017 Në ora: 06:33
Ilustrim

Qarkullimi i dobët i gjakut dhe shputat e ftohta, mund të jenë “vrasës” të rrezikshëm të epshit.

Jeni në dhomën e gjumit apo në ndonjë vend të përshtatshëm për të bërë seks, që të dytë jeni plot elan, paraloja fillon, fillojnë puthjet, prekjet dhe… shputat e ftohta akull të njërit prej partnerëve, thjesht ndikojnë te tjetri që ta prishin kënaqësinë e bërjes së dashurisë.

Në të vërtetë, rezultatet e një hulumtimi kanë treguar që 80 për qind e femrave kanë pasur sukses të arrijnë kulmin e kënaqësisë kur i kanë pasur të mbathura çorapet e ngrohta, në krahasim me 50 për qind të cilat kanë qenë të zbathura.

Sipas mendimit të drejtuesit e studimit, Gert Holstege, pos problemit me qarkullimin e gjakut, në shputat e ftohta ndikon edhe fakti se sa ndihen të sigurta dhe rehat femrat.

Pjesët e trurit që kontrollojnë anksiozitetin dhe frikën – amigdala dhe korteksi parafrontal, duhet patjetër të jenë të dalë në mënyrë që femra të arrijë orgazmën.

“Ambienti i këndshëm, i cili mund të krijohet në temperaturë të përshtatshme të hapësirës, është faktor i rëndësishëm për të arritur kënaqësinë e dëshiruar”,- thotë Holstege.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat