Rutina e njerëzve të lumtur përpara se të bien në gjumë

Life style

Rutina e njerëzve të lumtur përpara se të bien në gjumë

Më: 8 dhjetor 2017 Në ora: 10:57
Ilustrim

Vlera e ditës është krijuar pikërisht nga momente të vogla, por që mbeten të pazëvendësueshme. Më poshtë do ju paraqesim rutinën që bëjnë para gjumit njerëzit e lumtur.

1.Mësohuni të thoni faleminderit

Sipas një studimi amerikan thuhet se kushdo që njeh vlerën e falënderimit tregon se është më i kënaqur nga ekzistenca e tij, ka tendencë që të vuajë më pak nga streset, ankthi dhe pagjumësia.

2.“Çfarë kam mësuar sot?”

Një herë e një kohë quhej ushtrim ndërgjegjeje. Kjo është një gjë shumë e vlefshme, sepse duke i parë ngjarjet e ditës mendërisht ose përmes shkrimit të një ditari, ndërgjegjja jonë rritet më tepër dhe kjo na ndihmon të zgjidhim atë çka duam të ndryshojmë nga jeta jonë. Kërkojini mendërisht falje personave me të cilët e ndieni se jeni treguar të padrejtë.

3.Evidentojini problemet që keni dhe më pas lërini të shkojnë

A keni ndonjë problem që ju shkakton ankth? Të bëni sikur nuk e “shihni” problemin do të thotë se ju nuk po e ndihmoni veten që ta zgjidhni atë, por kjo gjë nuk ju jep as paqe. Kur të shkoni për të fjetur analizoni situatën në detaje, në mënyrë të qetë dhe objektive, të parë nga të gjitha pikë vështrimet.

4.“Çfarë më pret nesër?”

Përpara se t’ju zërë gjumi evidentoni gjërat që duhet të bëni ose dëshironi të realizoni nesër: do t’ju japë më shumë forcë dhe energji për ditën e nesërme. Keni një takim të rëndësishëm ose një lloj sprove që ju shqetëson? Parashikojeni skenën në detaje. Provoni të imagjinoni se si do të silleni ose çfarë do të thoni.

5.Natën e mirë…me një puthje

Sipas një sondazhi të fundit puthja e natës së mirë duket se po zhduket me kalimin e kohëve: zakon i keq ky! Përqafojeni personin me të cilin po flini, sepse ndjenja e afrisë, fizike dhe psikologjike, u bënë mirë të dyve, ndërsa ajo “ndërton” një terapi të vërtetë kundër ankthit, në gjendje për të përmirësuar marrëdhënien me trupin dhe mendjen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat