Të stresuarit preferojnë gratë e rrumbullakosura?

Life style

Të stresuarit preferojnë gratë e rrumbullakosura?

Më: 8 dhjetor 2017 Në ora: 14:05
Ilustrim

Sipas një studimi të Universitetit të Newcastle, burrat më të stresuar  tërhiqen nga gratë më shumë …

Sipas një studimi të kryer nga Universiteti i Newcastle në Britaninë e Madhe, i cili testoi 80 burra duke i ndarë në dy grupe: i pari u ftua për t’u çlodhur, i dyti u vendos nën stres me teste që vlerësonin aftësinë, të tilla si intervista të rreme para komisioneve të ashpra.

Në fund të testit, burrave të ekzaminuar iu shfaqeshin imazhe të grave me madhësi të ndryshme trupore.

Format qetësuese. U shfaq një ndryshim thelbësor në preferenca: meshkujt e relaksuar pretendonin se kishin tërheqje më të madhe për gratë më të dobëta, ndërsa ata më të stresuar për ato më të kolme.

Hipoteza që është bërë është se gratë e rrumbullakosura  “sigurojnë” dhe mirëpresin një burrë që ka nevojë për rehati.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat