Preferencat e meshkujve për gjokset e femrave tregojnë shumë për personalitetin e tyre

Life style

Preferencat e meshkujve për gjokset e femrave tregojnë shumë për personalitetin e tyre

Më: 8 dhjetor 2017 Në ora: 15:58
Ilustrim

Mënyra se si meshkujt i shikojnë gjokset e femrave mund të thotë shumë për të ardhurat dhe dëshirën e tyre për t’u bërë baballarë.

Gjokset e femrave janë burim i ushqimit të fëmijëve, por lidhja e meshkujve me to është më e komplikuar.

Në fakt, mënyra se si meshkujt i perceptojnë gjokset mund të tregojë se a është ai i varfër, i uritur, apo edhe i vdekur.

Madhësia e tyre ka rëndësi, por jo sa mendoni

Thashethemet janë se meshkujt i preferojnë gjokset mesatare – por meshkujve me pak kufizime seksuale nuk ua ndien fare për madhësinë. Hulumtimet në fakt thonë se gjokset mesatare janë më të preferuarat e meshkujve.

Sa para fiton ai ndikon në preferencat e tij të gjokseve

Nëse ju pëlqejnë gjokset e vogla, mos u brengosni sepse ndoshta thjesht jeni të pasur! Një studim ka zbuluar se meshkujt me pak të ardhura financiare janë më të dhënë pas gjokseve të mëdha, përderisa meshkujt me shumë të ardhura i pëlqejnë më shumë gjokset e vogla.

Shikimi i gjokseve mund t’iu ndihmojë meshkujt të jetojnë më gjatë

Ka disa dëshmi se shikimi i gjokseve mund ta rritë jetëgjatësinë e meshkujve. Veç kësaj, shkencëtarët gjermanë kanë treguar se shikimi i gjokseve për 10 minuta në ditë e përmirëson shëndetin kardiovaskular të meshkujve.

Çfarë nëse meshkujve u pëlqejnë gjokset e mëdha?

Nëse një mashkullit i pëlqejnë gjokset e mëdha por prapëseprapë është i pasur, atëherë ndoshta ai thjesht është i gatshëm të bëhet baba. Hulumtimet tregojnë se meshkujt të cilët duan të bëhen baballarë preferojnë gjokse më të mëdha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat