Gruaja torturohet dhe nxirret e zhveshur në rrugë, sepse fliste me meshkuj të tjerë

Life style

Gruaja torturohet dhe nxirret e zhveshur në rrugë, sepse fliste me meshkuj të tjerë

Më: 12 dhjetor 2017 Në ora: 17:37
Pamje nga videoja

Një grua është detyruar nga i dashuri i saj të eci e zhveshur në rrugët e Harlem në mes të dimrit.

E gjithë ngjarja është filmuar nga ish i dashuri i saj, i cili cilësohet si mjaft xheloz.

“Ai më ka kapur për fyti dhe më ka detyruar me force të eci nudo”, ka thënë 25 vjeçarja.

Gruaja, është torturuar nga ish i dashuri për dy orë përpara se ai ta detyronte të dilte jashtë e zhveshur nëpër qytet duke e filmuar me telefonin e tij.
26 vjecari Jason Melo e shante dhe ofendonte te dashurën me fjalë fyese si në videon e publikuar nga Dailymail.

Ajo ka thënë se ai e kishte kërcënuar me fjalët: “Do ta paguash për këtë. Do të zhvishesh dhe do të dalësh nëpër rrugë, do ma paguash”.

Gjatë filmimit ai dëgjohet duke thënë: “Hiqe peshqirin! Tregoje veten! Tregoje veten se cfare je, shumë e bukur dhe shumë e mirë. Kthehu dhe përshëndete kamerën dhe thuaj pse po e bën gjithë këtë”.
Për këtë veprim ai është arrestuar dhe Melo rrezikon të dënohet deri në shtatë vite burg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat