Kodin që e përdorin stjuardesat për të biseduar për pasagjerin seksi

Life style

Kodin që e përdorin stjuardesat për të biseduar për pasagjerin seksi

Më: 14 dhjetor 2017 Në ora: 20:29
Ilustrim

Siç duket stjuardesat e kanë një mënyrë të fshehtë për ta identifikuar dhe për të diskutuar rreth një pasagjeri joshës.

Na vjen keq stjuardesa, por këtë kod do ta bëjmë publik! 

Sidoqoftë, nëse stjuardesat mendojnë se pasagjeri në ulësen 4D është seksi, ato i thonë njëra-tjetrës se do të donin t’i kalonin 4 ditë në Danimarkë.

Katër ditë në Danimarkë. 4D.

Pra, mund ta shihni kodin.

Ky sekret është zbuluar nga një ish- stjuardesë në një emision televiziv.

“Normalisht se kur jemi në aeroplan duke i bërë gati pijet, nuk mund të themi ‘oh shikoje sa seksi është ai’. Duhet të kemi më shumë kujdes.

Duke marrë parasysh se të gjithë i dimë numrat e ulëseve të karrigeve, ne themi ‘Jam duke menduar të qëndrojë shtatë ditë në Amerikë… duke nënkuptuar ulësen 7A”, ka treguar ish- stjuardesa në emisionin televiziv ‘Kyle and Jackie O’. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat