Maskë për fytyrë me oriz

Life style

Maskë për fytyrë me oriz

Më: 15 dhjetor 2017 Në ora: 18:35
Foto ilustrim

Kjo maskë lufton aknet, parandalon dhe lufton rrudhat, lufton njollat kafe si dhe ndihmon në hidratimin e lëkurës.

Përbërësit

-Oriz

-lëng limoni

-Niseshte

-Vitamine E

Përgatitja

Merrni 1 filxhan oriz dhe e lani me pak ujë të ftohtë. E kulloni mirë dhe e vendosni në zjarr të ziejë.

Pasi te ziejë e kulloni ujin dhe me pas me një napë e e shtypni që të na dalë një masë e trashë pa kokrrat e orizit.

Merrni 2 lugë gjelle nga kjo masë.

I shtoni 1 lugë çaji lëng limoni,1 lugë gjelle niseshte, 3 kapsula vitaminë E dhe e keni gati.

E hidhni në një kuti kremi.

Aplikimi

Pasi të lani fytyrën çdo darkë, vendosni maskën e përgatitur dhe e mbani gjatë gjithë natës. Ruhet në frigorifer.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat