Kohët e fundit po qan shpesh? Ka 5 arsye përse s’përmbahesh dot

Life style

Kohët e fundit po qan shpesh? Ka 5 arsye përse s’përmbahesh dot

Më: 16 dhjetor 2017 Në ora: 08:57
Ilustrim

E ke gjetur veten duke qarë me ndonjë program në televizor, apo edhe me ndonjë status në Facebook? Nuk je gjithmonë kaq qaraman ama në periudha të caktuara shpërthen në lot. Ka disa arsye përse ndodh kjo.

Je i lodhur?

Bebat nuk janë të vetmit që qajnë kur i vjen për gjumë? Edhe të rriturit reagojnë njësoj. Më pak se 4.5 orë gjumë s`do të të sjellë gjë tjetër veçse mërzi dhe lot.

Ke ndonjë gjë në sy

Sytët mund të dalin edhe nga ndonjë gjë që ke në sy. Mund të jetë një qerpik, një papastërti që të ngacmojnë. Lotët e refleksit janë ata që dalin për të mbrojtur sytë nga irrituesit.

Ke dy kromozome X

Gratë janë më të predispozuara për të qarë se sa burrat. Kanalet e lotëve të burrave janë më të mëdhenj dhe ndaj nevojitet më shumë sasi për të dalë në sipërfaqe. Ndaj gratë i kanë përherë gati, se ato kanë dy X-se.

Je i stresuar

Më shumë stres, më shumë ankth, më shumë mërzi dhe për pasojë më shumë lot.

Mund të jesh në depresion

Nëse e shikon veten krejt papritur më të ndjeshëm se zakonisht, shko te mjeku. Mund të jesh duke përjetuar një depresion të cilin nuk po e kuron e që mund të rëndohet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat