Vezoret dhe disponimi

Life style

Vezoret dhe disponimi

Më: 16 dhjetor 2017 Në ora: 15:15
Ilustrim

Revista "Fertility and Sterility" njofton se depresioni dhe anksioziteti janë të shpeshtë te sindroma e vezoreve policistike.

Studimet e realizuara nga shkencëtarët e Universitetit të Pennsylvanisë, kanë treguar se te femrat me sindromën policistike të vezoreve (PCOS), depresioni dhe ankthi janë të pranishëm në 35% të rasteve dhe ka predispozitë të rritjes deri në 57%.

Për këtë arsye, rekomandimet tanishme për trajtimin e PCOS, janë se përveç terapisë për mjekimin e sëmundjes kryesore, duhet të futet edhe terapia për mjekimin e çrregullimeve të shëndetit mendor, depresionit dhe anksiozitetit, si edhe çrregullimet e apetitit.

Sindroma e vezoreve policistike është forma më e shpeshtë (5% e fermave vuajnë nga kjo gjendje) e çrregullimeve hormonale te femrat në moshë reproduktive dhe është njëri nga shkaktarët kryesorë të infertilitetit.

Kjo sindromë është një sëmundje metabolike që shkakton çrregullim të ciklit menstrual dhe shtim të qimeve. Kjo sëmundje ndikon në të gjithë trupin pasi shoqërohet edhe me çrregullime të metabolizmit e glukozës.

PCOS ka një spektër shenjash dhe simptomash që variojnë nga menstruacionet e çrregullta ose që vijnë shumë rrallë, obezitet dhe rritje në peshë, hirsutizëm, akne, rënie të flokëve, ankth, shenja në lëkurë dhe infertilitet.

Kjo sëmundje që haset shpesh. Nëse ajo diagnostikohet herët dhe mjekohet me kurën e përshtatshme, pacientja jo vetëm që mund të arrijë të ketë fëmijë por njëkohësisht mund të vazhdojë jetën normalisht. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat