A keni dëgjuar për “sindromën e vagjinës së vdekur”?

Life style

A keni dëgjuar për “sindromën e vagjinës së vdekur”?

Më: 17 dhjetor 2017 Në ora: 21:23
Ilustrim

Derisa shumë vegla seksuale konsiderohen shumë të mira për stimulimin e vagjinës, ekzistojnë dyshime të caktuara që vibratori ka ndikim negativ.

Shumica janë propagandues të mendimit që përdorimi tepër i shpeshtë i vibratorit e ia humb ndjeshmërinë vagjinës dhe shkakton të ashtuquajturën “sindromë e vagjinës së vdekur”.

Ekspertët tani kanë vendosur të shpjegojnë se a ekziston vërtet kjo sindromë, e cila, gjoja, vret afshin midis partnerëve, apo është fjala vetëm për mit.

Gjinekologia Aisha Malik ka thënë për “Metro” që nuk ekziston dëshmi mjekësore që sindroma e vagjinës së vdekur çon deri në humbjen e ndjeshmërisë.

Mjekja ka shpjeguar që dobësimi i ndjeshmërisë mund të jetë vetëm momental.

“Çdo ndjenjë e humbjes së ndjeshmërisë mund të zgjasë më së shumti rreth një orë”, ka theksuar ajo dhe ka shtuar që zvogëlimi i ndjeshmërisë së vagjinës “mund të shfaqet në periudhën e parë pas lindjes së fëmijës, gjatë ushqimit të foshnjës me qumësht gjiri, por edhe me përdorimin e kontraceptivëve”.

Edhe një studim e konteston këtë tezë dhe konstaton që “sindroma e vagjinës së vdekur” është pikërisht vetëm mit që është përhapur në rrjetet shoqërore.

Sipas studimit, madje as 1 për qind e femrave nuk kanë pasur humbje të ndjeshmërisë pas përdorimit të gjatë të vibratorit.

Studimi gjithashtu ka treguar që përdorimi i vibratorit mund të ketë efekte pozitive, të cilat kanë të bëjnë me stimulim më të madh dhe më të mirë të vagjinës. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat