Festat e fundvitit, periudha më e rrezikshme për t’u helmuar qeni juaj

Life style

Festat e fundvitit, periudha më e rrezikshme për t’u helmuar qeni juaj

Më: 22 dhjetor 2017 Në ora: 15:42
Foto ilustrim

Nëse dëshironi ta shtoni peshën duke ngrënë çokollata gjatë festave të fundvitit, atëherë bëjeni këtë – por çokollatat mbani larg qenit!

Një studim i publikuar në revistën ‘Vet Record’ paralajmëron se qentë në Mbretërinë e Bashkuar janë katërfish më të prirë të helmohen si pasojë e konsumimit të çokollatave gjatë Krishtlindjeve sesa gjatë çfarëdo periudhe tjetër të vitit.

Kjo gjë nuk ndryshon aspak sipas racave të qenve, sepse secila racë e qenve priret të sëmuret përmes çokollatave.

Qentë sëmuren nga çokollata sepse ato përmbajnë teobrominë, i cili është përbërës i njëjtë me kafeinën.

Studimi ka raportuar se konsumimi i këtij përbërësi e rritë pulsin e zemrës te qentë, shkakton vjellje dhe ndonjëherë shkakton edhe shenja neurologjike.

Fatmirësisht për qentë, asnjëra nga këto simptomë nuk është kërcënuese për jetën!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat