Femra, keni kujdes: Harroi të heqë tamponin dhe ja çfarë i ndodhi asaj!

Life style

Femra, keni kujdes: Harroi të heqë tamponin dhe ja çfarë i ndodhi asaj!

Më: 23 dhjetor 2017 Në ora: 19:06
Ilustrim

Emily Pankhrst(20), studente nga Canterbury ishte shumë e zënë në përgatitjen e provimit përfundimtar në fakultet dhe si rezultat i kësaj neglizhence, ajo injoroi simptomat e sëmundjes së rrezikshme.

Në fakt, Emily u zgjua në mëngjes me dhimbje në stomak dhe e kuptoi se ka harruar ta heqë tamponin higjienik që i kishte qëndruar për 9 ditë rradhazi. Kur e hoqi më në fund, tamponi ishtë shëndrruar në ngjyrë të zezë.

Disa orë më vonë, Emily ndjeu një lloj plogështie dhe në lëkurën e saj filloi të skuqet gjithandej.

Mjekët i dhanë diagnozën duke konstatuar se vuante nga helmimi i gjakut si rezultat i sindromit të shok-ut toksik. Ata arritën të shpëtojnë jetën e saj, mirëpo Emily humbi lëvizshmërinë e saj dhe ende nuk mund të ecë normalisht.

“Ishte një periudhë stresive për shkak të provimeve, kasha shumë për të mësuar dhe harrova tërësisht të heqë tamponin në atë kohë. Për më keq, jo vetëm që kam harruar ta heqë atë, pork am vendosur një tjetër brenda. Kur fillova të ndjej ënjtje barku, kisha gjakderdhje, ethe dhe marramendje. Vetëm atëherë kuptova se çfarë kam bërë. E hoqa më pas tamponin dhe e hodha në tualet. Ishte me të vërtetë i neveritshëm”, theksoi Emily.

Vajza pësoi infeksion të rrezikshëm bakterial i shkaktuar nga bakteriet që zakonisht jetojnë në lëkurë, hundë ose gojë dhe nëqoftëse arrijnë në gjak, fillojnë të lëshojnë toksina helmuese. Këto toksina dëmtojnë indet duke përfshirë lëkurën dhe organet, por mund të dëmtojnë edhe funksione tjera vitale të organizmit.

Emily është dashur për tri ditë rradhazi të pijë 12 lloje të ndryshme të antibiotikëve, ndërsa ushqimin e ka marrë përmes infuzioneve.

“Fshikëza ime ishte përplot. Kasha 2 litra urinë në vete dhe nuk kam mundur të shkoj në tualet, kështuqë u detyrova të instaloj katetër. Kurrë nuk kam ndjerë aq shumë dhimbje, andaj edhe në fund u detyruan mjekët të më lëshojnë morfinë. Ata më thanë se pot ë isha vonuar edhe një ditë të vetme, me shumë mendje do isha e vdekur tanimë”, përfundoi bisedën Emily.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat