Personat të cilët konsumojnë mish bëjnë më shumë seks sesa vegjetarianët

Life style

Personat të cilët konsumojnë mish bëjnë më shumë seks sesa vegjetarianët

Më: 3 janar 2018 Në ora: 14:39
Ilustrim

Në vitin 2016, një anketim nga ‘Ipsos MORI’ kishte raportuar se numri i veganëve në Britani është rritur për 360% brenda dekadës.

Dhe shumë njerëz anë e mbanë botës kanë filluar ta shmangin mishin, si të motivuar nga përfitimet shëndetësore dhe nga mëshira për mirëqenien e kafshëve.

Megjithatë, një anketim i ri sugjeron se personat të cilët konsumojnë mish bëjnë më shumë seks sesa vegjetarianët dhe veganët.

Hulumtimi, i cili i ka intervistuar 2,000 britanikë, ka zbuluar se 42 për qind e atyre që hanë mish të paktën një herë në ditë, bëjnë seks një herë në javë apo më shumë.

Ndërsa vetëm 16 për qind e vegjetarianëve kanë raportuar për të njëjtën gjë.

Sidoqoftë, nëse jeni person që parapëlqeni ngrënien e sasive të mëdha të mishit, ndoshta duhet të ngadalësoni pak.

Studimet tregojnë se pacientët me sëmundje të zemrës, të cilat shpeshherë ndërlidhen me konsumimin e tepër të mishit, priren të kenë edhe disfunksion erektil.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat