Aftësitë seksuale të grave që çmendin meshkujt

Life style

Aftësitë seksuale të grave që çmendin meshkujt

Më: 3 janar 2018 Në ora: 21:36
Ilustrim

Ka femra që janë të shkëlqyeshme në shtrat, por ka edhe mbretëresha të seksit – gra që në mëngë kanë një mori trikash vrasëse të vardisjes, por aftësitë e tyre të renditura në mënyrë të përsosur i sjellin meshkujt deri në çmenduri.

Ato dërgojnë sinjale të pasionit

E dini që ndonjëherë jeni e disponuar për seks në shpejtësi, e ndonjëherë doni seks sensual? Udhëzojeni të dashurin në dëshirat tuaja. Aftësia e mashkullit për të interpretuar shenjat fizike acarohet kur është i eksituar, thonë seksologët.

Për shembull: shtrëngojani prapanicën, nëse dëshironi aksion të rreptë, ose kaloni me gisht nëpër kurrizin e tij për variant më të butë.

Ato gjithkund gjejnë frymëzim erotik

Të themi që para daljes në takim, mbathni këpucë me take të larta dhe e kuptoni që në to këmbët ju duken tejet seksi. Shfrytëzojeni këtë më vonë, ashtu që nuk do t’i zbathni as në shtrat.

Ose nëse befas vëreni që një qilim i butë gjendet në paradhomën e të dashurit tuaj, mbajeni mend këtë që në njërën prej mbrëmjeve të ardhshme t’i propozoni që aty të kaloni në aksion. Dashnorët e mirë e vërejnë potencialin erotik të të gjitha situatave të përditshme, thonë ekspertët.

Lërini shqisat tuaja që gjatë tërë ditës të jenë në gatishmëri, shijoni aromat dhe shijet dehëse, pamjet seksi, prekjen e materialit të këndshëm dhe muzikës sensuale. Kjo do t’ju ndihmojë të zhvilloni spontanitet të lartë të shqisave të denjë për një mbretëreshë seksi.

Ato duan “pemët e ndaluara”

Njohësit seksualë e dinë se njëra prej mënyrave që të arrihet eksitim i madh është që të rritet rreziku që të jeni e kapur. Josheni të dashurin tuaj në ndonjë vend gjysmë-publik.

Një ide: lërini parmakët të hapur derisa bëni dashuri. Në situata të rrezikut trupi juaj liron më shumë testosterone dhe aktivizon neurotransmiterët në tru, gjë që rrit eksitimin, sqarojnë seksologët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat