Metoda e re mund të tregojë me kohë lindjen e parakohshme

Life style

Metoda e re mund të tregojë me kohë lindjen e parakohshme

Më: 4 janar 2018 Në ora: 22:23
Ilustrim

Metoda e re e cila bazohet në vlerësimin e gjatësisë së grykës së mitrës dhe përcaktimit statistikor të vlerave të 27 proteinave të serumeve te nëna e ardhshme, do të mund të tregojë me kohë lindjen e parakohshme.

Lindja spontane e parakohshme ka mundësi të parashikohet në afatin prej shtatë ditësh, nëse verifikohen parametrat e caktuar te shtatzëna.

Metoda e re, e cila bazohet në vlerësimin e gjatësisë së grykës së mitrës dhe të përcaktimit statistikor të vlerave të proteinave të serumeve te nëna e ardhshme, do të mund të tregojë me kohë lindjen e parakohshme, kanë konstatuar shkencëtarët e universitetit skocez “Heriot Watt”.

Metoda do të mundë të tregojë me kohë lindjen e parakohshme, duke pasur parasysh ditën e matjes, përkatësisht të marrjes së mostrave.

Në pesë vjetët e fundit të punës hulumtuesit njëkohësisht kanë zhvilluar edhe imuno-testin me të cilin gjithashtu mund të matet një vistër e gjerë proteinash.

Në hulumtime është shfrytëzuar teknologjia specifike për të përcaktuar se a ndihmon lartësia e proteinave karakteristike në serumin e nënës që te shtatzënat me simptoma të lindjes së parakohshme ajo ngjarje me kohë të parashikohet.

Janë testuar 142 shtatzëna me shtatzëni nga java e 22-të deri në javën e 23-të, me ç’rast më të rëndësishme për parashikim janë treguar niveli i lartë i interleukinave 10, hemokina Rantes dhe gjatësia e grykës së mitrës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat