Kush tradhton më shumë: biondet, ezmeret, zeshkanet…?

Life style

Kush tradhton më shumë: biondet, ezmeret, zeshkanet…?

Më: 5 janar 2018 Në ora: 20:56
Foto ilustrim

Një studim, që ka hulumtuar nëse ngjyra e flokëve tek meshkujt dhe tek femrat kanë lidhje me sinqeritetin, ka treguar se biondet prijnë për nga tradhtia

Faqja e internetit “Cheatterville” jo shumë moti e ka bërë një anketë me përdoruesit e saj, për ta kuptuar nëse ngjyra e flokëve dhe tradhtia kanë diçka të përbashkët.

Në bazë të rezultateve që ata kishin marrë – ngjyra e flokëve me të vërtetë luan rol të rëndësishëm!

Hulumtimi sugjeron se më së shumti në botë tradhtojnë biondinat, ndërsa për sa u përket meshkujve – aventurierët kryesorë janë ata me flokë ezmere.

Nëse shikojmë shifrat e studimit 43% e femrave të pabesa janë bionde, përcillen zeshkanet me 23%.

Meshkujt më të pabesë janë ata me flokë ezmere (40%); pastaj ata me flokë ngjyrë të zezë (23%), ndërsa më pak tradhtarë janë biondët me (20%) si dhe flokëkuqit me (5%).

Marrë parasysh se flokët e thinjur, parukat, tullacët, ngjyrosja e flokëve dhe faktorë të tjerë nuk ishin marrë në konsideratë, ky studim mund të merret me rezerva.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat