Ja si të stabilizoni trupin pas festave të fundvitit

Life style

Ja si të stabilizoni trupin pas festave të fundvitit

Më: 6 janar 2018 Në ora: 23:58
Ilustrim

Fundjava që lamë pas ka qenë një nga ato fundjavat e gjata, edhe si pasojë e festës së Halloween-it. Përkthyer ndryshe, kjo do të thotë shumë ditë të çmendura abuzimi me sheqer, kripë apo alkool, shkruan blitz.al. Më poshtë do t’ju tregojmë se çfarë duhet të bëni në mënyrë që të stabilizoni trupin tuaj në mënyrë shumë të thjeshtë dhe të shpejtë.

NËSE KENI KONSUMUAR MË SHUMË SHEQER:

Mos anashkaloni vaktin e mëngjesit (vezë të zier dhe avokado është e rekomanduar).
Konsumoni peshk, fruta të thata dhe perime (konsumoni ushqime që kanë fibra).
Ujë me limon (në një shishe ujë hidhni disa feta limoni dhe pini ujë vazhdimisht gjatë ditës).
NËSE KENI KONSUMUAR MË SHUMË KRIPË:

Evitoni ushqimet e paketuara dhe patatinat për 4-6 ditë.
Konsumoni shumë pjepër (gjithashtu edhe bananet dhe brokoli janë të domosdoshme).
Konsumoni sa më shumë ujë (pini 1 litër më shumë se zakonisht javën pasi keni konsumuar shumë kripë).
NËSE KENI KONSUMUAR SHUMË ALKOOL:

Pini ujë kokosi (nëse nuk e pini dot, mund ta konsumoni kokosin në supë).
Konsumoni më shumë proteina (perimet, mishi i pulës dhe vezët janë të rekomandueshme).
Konsumoni sa më shumë sallatë me ngjyrë të errët (zgjidhni gjethet më të errëta dhe hidhni vetëm pak vaj ulliri).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat