Narcisistëve iu pëlqejnë narcisistët tjerë në Instagram

Life style

Narcisistëve iu pëlqejnë narcisistët tjerë në Instagram

Më: 9 janar 2018 Në ora: 11:29
Ilustrim

Për narcisistët, rrjetet sociale janë platforma më e mirë për ta promovuar veten – prandaj ju falet nëse mendoni se ata nuk kanë ndonjë konkurrent.

Megjithatë, duket se narcisistëve në fakt iu pëlqen t’i ndjekin narcisistët tjerë në rrjete sociale.

Autori i një studimi që është marrë me këtë çështje, Seunga Venus Jin, thotë se postimi i selfieve është aktivitet i popullarizuar iu shërben narcisistëve si metodë për ta promovuar veten në Instagram.

“Narcisiszmi është indikator pozitiv i gatishmërisë për të bërë selfie dhe për t’i postuar ato shpesh. Por, përse njerëzit jo vetëm se postojnë selfie, por gjithashtu i pëlqejnë dhe i ndjekin tjerët që postojnë selfie”, ka deklaruar autori.

Studimi i tij me 276 të rritur – mostër e vogël kjo – ka zbuluar se përdoruesit e Instagramit të cilët postojnë selfie perceptohen si më negativë dhe më narcisistë.

Në fakt, një anketim tjetër me mbi 20,000 të rinj ka zbuluar se 64 për qind prej tyre besojnë se Instagram-i është platforma më narcisiste e rrjeteve sociale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat