Si humben saktësisht muskujt dhe si të ngadalësohet ai proces?

Life style

Si humben saktësisht muskujt dhe si të ngadalësohet ai proces?

Më: 10 janar 2018 Në ora: 09:14
Ilustrim

Trupi me kalimin e kohës zhvillohet, ndërkaq kur arrin kulmin e vet, fillon procesin e rënies.

Për muskujt tuaj kjo do të thotë humbje 3-5 për qind të tonusit çdo decenie, mirëpo sipas disa hulumtimeve, ky proces i rënies fillon që në moshën 25-vjeçare.

Natyrisht, me ushqim cilësor me përplot proteina dhe me ushtrime të rregullta është e mundshme të ngadalësohet ky proces dhe në tërësi ta riorientoni në moshën e re jetësore, mirëpo nuk është e mundshme të shmanget në moshën e vonshme.

Ushtrimet siç është ngritja e peshave nxit procesin e metabolizmit të domosdoshëm për rritje të muskujve, mirëpo nëse aktivitetin fizik nuk e shoqëron ushqimi i drejtë, muskujt do të mbeten të njëjtë apo do të fillojnë të shpenzohem.

Madje, edhe nëse nuk ushtroni, trupi juaj patjetër duhet çdo ditë të marrë sasinë përkatëse të proteinave.

Shpesh rekomandohet 0,8 gramë për kilogram të peshës së trupit, ndërsa për sportistët aktivë dhe për bodybilderët ai numër ngrihet në 2,5 gramë.

Nëse pyesni se çfarë do të thotë kjo, përgjigjja është kështu: rruga më e shkurtër e humbjes së masës muskulore është futja e pamjaftueshme e proteinave në organizëm, ndërsa më pak ndërprerja i stërvitjeve.

Artikujt më të pasur me proteina janë: mishi i peshkut, mishi i bardhë, vezët, qumështi dhe produktet e qumështit, bishtajoret (posaçërisht fasulja), soja, fletët e perimeve, frutat arrore dhe pjesët e mishit të viçit me më pak yndyrë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat