Çka do të thotë prekja e flokëve në publik?

Life style

Çka do të thotë prekja e flokëve në publik?

Më: 14 janar 2018 Në ora: 06:59
Ilustrim

Nusja e re në Mbretërinë e Bashkuar, Meghan Markle, e ka shprehi që t’i prekë flokët e saj në paraqitjet publike.

Ndërsa sipas ekspertes së gjuhës së trupit, Elizabeth Kuhnke-s, taktika e Markle-s me lojën me flokë është një gjest i zakonshëm që gratë e përdorin për ta qetësuar veten kur ndjehen nën presion, apo në siklet.

“Është versioni i të rriturve sikur i fëmijëve që kapin lodrën e tyre të preferuar, fundin e mamasë apo dorën e babait kur ndjehen në ankth apo kur nuk dinë se çfarë të bëjnë apo thonë”, tha ajo.

Autorja e librit “Body Language for Dummies”, këto komente i dha teksa fliste për revistën Femail.

Megjithatë, Kuhnke shtoi se ky veprim nuk e ka medoemos kuptimin e njëjtë sikur Markle të ishte në një ambient tjetër, përpos atij publik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat