Larja e dhëmbëve dhe lindja

Life style

Larja e dhëmbëve dhe lindja

Më: 14 janar 2018 Në ora: 17:58
Ilustrim

Larja e dhëmbëve mund të parandalojë lindjen e parakohshme të foshnjave.

Sipas mjekëve pranë universiteteve Case Western dhe Yale, një bakter i cili zakonisht është i pranishëm në zgavrën e gojës mund të jetë përgjegjës për 80% të lindjeve të parakohshme.

Të dhënat nga ky studim i botuar në revistën “Journal of Clinical Micribiology” , mund t’u ndihmojë mjekëve që të parandalojnë lindjet e parakohshme, duke nxitur higjienën orale ose duke penguar lindjen e parakohshme të foshnjave në mënyrë duke iu shkruar antibiotikë shtatzënave të cilat duhet ta luftojnë infeksionin nga bakteri i caktuar.

Shumica e shtatzënive zgjasin afër 40 javë. Lindjet para javës së 37-te konsiderohen të parakohshme. Llogaritet se 10% e lindjeve janë të parakohshme.

Foshnjat të cilat lindin para kohe mund të kenë vështirësi më të mëdha shëndetësore, siç janë: humbja apo dëmtimi i të dëgjuarit dhe të parit, paraliza cerebrale, retardimi mendor, madje edhe vdekja. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat